Temperatura deri në 28 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

83
Sigal

Ditën e sotme, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore në të gjithë vendin.

Temperaturat minimale do të luhaten 7-16 gradë në veri në mëngjes, gjatë ditës do të jenë me rritje 22-23°C ne veri deri në 24-28°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jete me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.