Televizioni kombëtar gjerman ARD: Nuk e duam drogën e Shqipërisë në BE

417
Televizioni kombëtar gjerman ARD  ka ngritur shqetësimin për trafikun e drogës nga Shqipëria, në rast se vendi ynë çel negociatat për anëtarësim në BE. “A është Shqipëria gati për bisedime me BE-në”, shtron pyetjen ky televizion, duke theksuar se me anëtarësimin evropian droga do të mbërrijë në të gjithë vendet e BE.
“Prodhimi dhe trafikimi i drogës është diçka që nuk i përshtatet Bashkimit Europian, ne nuk e duam këtë. BE-ja është shpresa e së ardhmes për shumicën e shqiptarëve. Shqipëria “eksporton”  vetëm marijuanë në përmasa të mëdha, por është gjithashtu rrugë kryesore e trafikut të kokainës nga Amerika Jugore dhe heroinës nga Afganistani.
Korrupsioni i vazhdueshëm, mungesa e pavarësisë së gjyqtarëve dhe migrimi i popullsisë janë gjithashtu çështje që shqetësojnë Berlinin dhe Brukselin”, raporton televizioni kombëtar gjerman.
ARD kujton gjithashtu se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian mbetet e gjatë. 
Sigal