Mbi 70 të vrarë nga një sulm vetëvrasës me bombë në Irak

480
Sigal

Më shumë se 70 persona janë vrarë, përfshirë edhe
pelegrinë iranianë, nga një sulm vetëvrasës me bombë në një pompë benzini rreth
100 kilometra në jug të Bagdadit, thanë zyrtarë irakianë.
“Të
paktën 70 veta kanë vdekur, më pak se 10 veta janë irakianë, të tjerët janë
iranianë”, tha Falah al-Radhi, kreu i komitetit të sigurisë të këshillit
krahinor të Babylonit.
Bëhet
e ditur se sulmuesi vetëvrasës me bombë e shpërtheu makinën e tij të mbushur me
mjete shpërthyese në pompën e benzinës, që kishte edhe një restoran të vetin, e
që u shfrytëzua nga pelegrinët iranianë në rrugën e kthimit nga pelegrinazhi në
Arbaeen në qytetin e shenjtë Shiit, Qerbela.
Grupi
ekstremist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.