Të të prishet makina në pikun e të nxehtit/ Si “AutoSOS” i erdhi në ndihmë familjes në Fier

45
Sigal

Mendoni një moment! Jeni duke udhëtuar me familjen tuaj për pushime por në mes të rrugës makina juaj pëson një defekt, mbaron karburanti apo më e keqja përfshiheni në një aksident…

Ngjarje që askush nuk do ti dëshironte. Për më tepër në një vend të Shqipërisë ku askush nuk ju vjen dot në ndihmë apo jashtë Shqipërisë, në rrugë të panjohura e ku nuk njohim askënd.

Por mos u shqetësoni! Për këtë ka menduar SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri përmes shërbimit të Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Falë këtij shërbimi ju nuk do të jeni kurrë vetëm, në asnjë rrugë të Shqipërisë, rajonit apo Europës.

Dhe nuk janë të paktë qytetarët që po e përdorin dhe që janë shërbyer nga Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Një mes shumë shembujve kemi këtë qytetar nga Fieri, të cilit iu desh ndihma e karroatrecit pas një problemi me automjetin në rrugë.

Në pak minuta, ai mori shërbimin e nevojshëm ndaj dhe sot është falenderues ndaj kompanisë SIGAL UNIQA.

Kur mu propozua shërbimi i Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” e preva me një mosbesim. Por fakti që brenda një muaji i ezaurova të dyja mundësitë që më jepte ky shërbim, qe një ndihmë shumë e mirë dhe e jashtëzakonshme për mua.

Falenderoj kompaninë tuaj, SIGAL UNIQA, për këtë shërbim ekstra dhe shumë të mirë në ndihmë time dhe të familjes sime pasi kam qenë me familjen kur makina më la në mes të rrugës, në temperatura shumë të larta.

Shërbimi ka qenë ekspres, shumë i mirë dhe jam shumë i kënaqur. Respekte për punën tuaj”, Adrian Suku, klient i “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

 

 

Por çfarë ofron ky shërbim?

SIGAL UNIQA AutoSOS, me mbulim Shqipërinë, mundëson:

–              Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës

–              Riparim në vend të automjetit të dëmtuar

–              Shërbim Karroatreci

 

SIGAL UNIQA AutoSOS, me mbulim Evropën (1-mujore ose 1-vjeçare), mundëson:

–              Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës

–              Riparim në vend të automjetit të dëmtuar

–              Shërbim Karroatreci

–              Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti

–              Parkim

–              Akomodim në hotel

–              Riatdhesim me tren / avion ose taxi

Sa kushton ky shërbim?

Çmimi i “SIGAL UNIQA AutoSOS” është më shumë se modest, duke nisur nga vetm 2.500 Lekë.

Teksa jemi në kulmin e sezonit veror dhe lëvizjeve me automjet brenda dhe jashtë Shqipërisë, SIGAL UNIQA bën të mundur që një prej produkteve të saj më të preferuara nga qytetarët, Shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” të blihet edhe ONLINE.

Mjafton të keni akses në internet dhe të klikoni në sigal.com.al  dhe automatikisht ky shërbim bëhet i juaji, pa qenë nevoja të dilni nga shtëpia apo zyra në këto ditë të nxehta vere.

Nëse doni të shijoni çdo udhëtim tuajin në Shqipëri, Ballkan apo Europë, pa e vrarë mendjen për surprizat që mund të sjellë rruga, atëherë zgjidhni “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

SIGAL UNIQA AutoSOS, më mirë udhëtoni pa shqetësime

Web: www.sigal.com.al

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]