Të shtënat me armë zjarri në Tiranë/ “U plagos punonjësi i IMT-së pasi kreu detyrën”, dy kolegët te tij u “shpëtuan” plumbave

152
Sigal

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon plagosjes së punonjësit të IMT-së, 52 vjeçarit Ilirjan Gaveli i cili aktualisht ndodhet në spital pasi u qëllua me armë në bark.

Në njoftim thuhet se me anë të një pistolete, shtetassi Qani Muçka ka qëlluar Ilirjan Gaveli i cili ka zbatuar vendimin e institucionit të Inspetoriatit për Mbrojtjes së Territorit.

Ndërsa mësohet se në vendngjarje ndodheshin edhe dy kolegë të tjerë të 52 vjeçarit, të cilët fatmirësisht nuk u plagosën nga të shtënat me armë drejt tyre.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.