Të shtënat me armë në Vlorë, 37-vjeçari përfundoi sërish në qeli pak ditë pasi kishte dalë nga burgu

205
Sigal

Policia e Vlorës ka ngritur dy akuza ndaj Ervis Dollanit, i cili është personi që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e 14 shkurtit në Vlorë.

Policia arrestoi 37 vjeçarin, banues në lagjen “Kushtrimi” dhe akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Pasditen e djeshme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në lagjen ”Bashkimi”, tha policia.

I riu ka qenë në gjendje të dehur kur ka qëlluar me armë në ajër.

Gjithashtu u arrestuan edhe dy persona, shtetasit S. K., 35 vjeç dhe K. A., 31 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk kanë njoftuar organet kompetente, për këtë ngjarje, bënë me dije uniformat blu.

Dollani kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu, ndërkohë që kishte vuajtur dënimin pasi ka qenë i akuzuar për vjedhje makinash, të cilat më pas i shiste për skrap.