Të shtëna me armë zjarri te Gjykata e Apelit në Shkodër! Dyshohet për një të plagosur

197
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur  në zonën e  Gjykatës së Apelit.

Paraprakisht dyshohet se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

I plagosuri është transportuar në spital, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ende nuk dihet motivi i këtij konflikti, në minutat në vijim pritet të ketë më tepër detaje në lidhje me këtë ngjarje.