“Të nxorra videon!”/ Si përdoren femrat për të shantazhuar politikanë dhe persona me pushtet

226
Sigal

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ u diskutua tema e lidhjeve të femrave me botën e krimit. Gazetarja Fatjona Mejdini tha se prej 30 vitesh, struktura kiminale në Shqipëri ka qenë mjaft e fuqishme dhe viktimat më të mëdha të këtij krimi kanë qenë vajzat dhe gratë e këtij vendi.

Ndër të tjera, ajo tha se këto viktima të krimit të organizuar jo vetëm që përdoren si karrem për vrasje, por përdoren edhe për të futur në kurth politikanët.

Fatjona Mejdini: Kjo është një histori shumë e dhimbshme dhe se dhjetëra dhe qindra vajza të tjera e kanë pasur këtë fat. Këto 30 vite, krimi i organizuar shqiptar ka qenë shumë i fuqishëm dhe viktimat më të mëdha të këtij krimi kanë qenë vetë vajzat dhe gratë e këtij vendi. Mendoj se sot ne si shtet nuk kemi struktura që të mund t’i mbrojmë këto viktima.

Ndërkohë nuk është bërë asgjë për këto viktima, të cilat ditë për ditë bëhen viktima të krimit të organizuar, janë nën presion, shpesh janë të droguara dhe në fakt jo vetëm se përdoren si karrem për vrasje, por përdoren dhe si karrem përsa i përket filmimeve të ndryshme që u bëhen jo vetëm rivalëve të bandave kriminale, por nga ana tjetër dhe politikanëve të shumtë, lokalë e në nivel qendror.

Shërbehen për të futur në kurth dhe politikanët?

Fatjona Mejdini: Edhe politikanët. Ka me dhjetra raste se si këto vajza futen për të krijuar dhe lidhje intime me personat që kanë pushtet dhe në këto momente ata shantazhohen se në qoftë se një kërkesë e bandës kriminale nuk plotësohet, atëherë kjo video do të dalë në media dhe në opinionin publik.