Të mitur me smartphone. 25% e fëmijëve nën 6 vjeç përdorin celular

652
1 në 4 fëmijë nën moshën 6 vjeçare ka një smartphone, ka zbuluar një studim i fundit nga musicMagpie.
Pavarësisht se shumica e prindërve këmbëngulin duke thënë se mosha 11 vjeçare është ideale që një fëmijë të ketë telefonin e parë, sondazhi ka zbuluar të kundërtën , rreth 25% e fëmijëve nën 6 vjeç kanë celularin e tyre personal dhe shpenzojnë 21 orë në javë në të.
Më shumë se 3/4 e prindërve kanë paguar deri në 500 euro për telefonin e parë të fëmijës së tyre pavarësisht se 2/3 e tyre kanë deklaruar se shpenzimet mujore nuk i kalojnë 500 euro.
Udhëheqësi i studimit Liam Hoëley ka deklaruar gjithashtu se të dhënat e hulumtimit vërteton dhe një neglizhencë të prindërve ndajë fëmijëve pasi 8 në 10 prindër nuk e kufizojnë sasinë e kohës që fëmijët shpenzojnë në telefonat e tyre ndërsa 75% nuk e çaktivizojnë funksionin e të dhënave në mënyrë që fëmijët e tyre të jenë në gjendje të telefonojnë dhe të shkruajnë.
Në ditët e sotme një fëmijë më shpejt mëson të përdori një smartphone se sa të eci dhe ky fakt paraqitet tepër shqetësues pasi po rrisim një brez të varur ndaj teknologjisë paralajmërojnë ekspertët.
Sigal