“Të garantohen masat mbrojtëse të mjekëve dhe infermierëve”,Presidenti Meta-qeverisë: Sektori i fasonerisë ka nevojë për mbrojtje dhe përkrahje

304
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” i ka bërë thirrje qeverisë që të garantojë masa mbrojtëse, sidomos për ata që janë në vijën e parë në luftën ndaj Covid-19, duke nënkuptuar mjekët dhe infermierët.

Meta shprehet se gjithashtu edhe sektori i fasonerisë ka nevojë për mbështetje e përkrahje.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.

Me shqetësim kam ndjekur këto ditë edhe situatën në sektorin fason, ku janë shfaqur një sërë problematikash, që mund të ishin shmangur nëse masat kufizuese, higjena dhe distancimi social në ambientet e punës do të ishin respektuar. Ndërkohë që ky sektor kryesor punëdhënës ka nevojë për një përkrahje më konkrete për të mbijetuar.

Garantimi i kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës në çdo sektor, veçanërisht të kujtdo që është në vijën e parë kundër COVID-19, janë të domosdoshme për menaxhimin e pandemisë dhe rikthimin sa më shpejt në normalitet.

Jeta, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve janë të parat!