Koronavirusi/ Zbulohen raste të reja në Shkodër, mes tyre dhe një infermiere

347
Sigal

Dy raste të reja janë zbuluar me Covid 19 në qytetin e Shkodrës, nga 29 testime që janë kryer gjithsej.

Burime bëjnë me dije për Syri.net se dy rastet pozitive janë të vajzës së një rasti pozitiv që u konfirmua gjatë ditës së djeshme, në lagjen Kiras, dhe një infermiere në Prekal.

Kjo e fundit dyshohet se ka pasur kontakt me persona të prekur më herët me Covid 19.

Të dy rastet pritet të konfirmohen në njoftimin e ministrisë, që bëhet zakonisht rreth mesditës.