Të dehur në timon dhe pa dokumente, arrestohen tre persona në Fier

537
transportation, alcohol, vehicle and people concept - close up of man drinking alcohol while driving car
Sigal

Policia e Fierit gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për disa vepra penale.

Sipas efektiveve, dy nga tre të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa dokumente përkatëse, ndërsa i treti është prangosur pasi u konstatua se po ngiste makinën e tij nën efektin e pijeve alkoolike.

Njoftimi i policisë:

Policia rrugore arreston në flagrancë 2 shtetas pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi, dhe 1 tjetër pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.B, 44 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Parku i Fierit”, është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
E.R, 28 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar motoçikletën tip “LONXIN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi.
Xh.A, 18 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikleten tip “LIFAN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt.