Takimi Rama-Hoti shqetëson rusët: Pika doganore e Kosovës në Durrës, humbje për…

47

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vizitën e parë zyrtare e pati në Tiranë, ku u takua me liderët politikë në vend, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me Ramën, Hoti zbardhi detajet dhe çështjet për të cilat u diskutua.

Kreu i qeverisë kosovare, u shpreh se diskutoi me Ramën, për një pikë doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, ndërtimin e një HEC-i dhe të një hekurudhe që lidh dy vendet. Mirëpo këto projekte nuk shihen me sy të mirë nga Rusia.

Një nga mediat më të rëndësishme në Rusi, “Sputnik”, e ka vënë theksin tek pika doganore e Kosovës në portin e Durrësit. Spas medias ruse, një gjë e tillë do t’i sillte humbje Serbisë, e cila ka një volum të madh importi në Kosovë. “Sputnik” ka cituar një publicist serb nga Kosova, Zivojin Rakoçeviç, i cili është shprehur se me shkëputjen nga Serbia, Kosova po tenton të bashkohet.