U kapën me 5.6 kg drogë dhe 75 mijë euro në makinë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

122
Sigal

Dy shqiptarë të moshës 42 dhe 21 vjeç kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 5.6 kg drogë dhe 75 mijë euro.

Shqiptarët po udhëtonin me një fugon me targa të bardha, ndërsa ranë menjëherë në gjurmët e autoriteteve për shkak të lëvizjeve të tyre të dyshimta.

Menjëherë pas kontrolleve u zbulua lënda narkotike dhe paratë. Të arrestuarit u shoqëruan në burgun e Barit.