Suzana Topi: Hyra në politikë për të dhënë më të mirën për qytetin tim

629
Nga Era Çela
Vendosa të kandidoj për deputete në LSI, sepse është rruga për drejtimin e duhur duke filluar nga vetja, te fëmijët dhe për vendin tonë
Vjen nga Shoqëria Civile për herë të parë bëhet pjesë e politikës ku kandidon për deputete nga LSI në qarkun e Elbasanit. Suzana Topi në një intervistë flet për profilin e saj. Pprej 32 vitesh ka punuar në sistemin bankar si financiere. Për të, ftesa për të kandiduar ka qenë një befasi, pasi është lajmëruar nëpërmjet një telefonate, ku e kanë njoftuar se ishte e përzgjedhur nga LSI për të qenë pjesë e saj. Zana thotë, se ndjehet e nderuar që përfaqëson LSI-në, pasi LSI sipas saj është e vetmja forcë që ka në dorë ndryshimin e vendit. 

Kush është Suzana Topi për të gjithë ata që s’e njohin? 
Unë jam një vajzë nga Përrenjasi, e martuar me dy fëmijë, e diplomuar për Marketing dhe Menaxhim Financiar, ku prej 32 vjetësh punoj financiere në sistemin bankar. 

Përse vendosët të përfaqësoni në zgjedhjet e 25 qeshorit Lëvizjen Socialiste për Integrim ? 
Vendosa të kandidoj për deputete në LSI, sepse është rruga për drejtimin e duhur duke filluar nga vetja, te fëmijët dhe për vendin tonë. LSI është rruga për një të ardhme të sigurt, LSI është një shans për të gjithë që do të thotë një derë e hapur, LSI është burimi i shpresës dhe i besimit i mirëqënies dhe i stabilitetit për të gjithë shqiptarët. Çdo votë e qytetarëve të Përrenjasit do të thotë për mua si Zana dhe për LSI më shumë punë, përgjegjshmëri, shërbime dhe mbështetje për të gjithë qytetarët shqiptarë. Vota për LSI është si shprese e çdo shqiptari që kërkon një shans në dorën e tij për të ndryshuar veten familjen dhe vendin tonë. 

Përse vendosë të hyni Politikës? 
Vendosa për të qenë pjesë e politikës, sepse doja të jepja dicka më të mirën nga vetja ime, për të dhënë një kontribut për qytetin tim Përrenjasin, i cili për hir të së vërtetës ka mbetur në harresë nga politikanët shqiptarë. Përrenjasi ky qytet i vogël dikur gumëzhinte nga puna, kurse sot pjesa më e madhe e, sidomos rinia, janë pa punë, duke bërë që të përballen me vështirësi ekonomike si pasojë e premtimeve boshe që bëjnë politikanët në çdo fushatë elektorale. 

Si ju erdhi ftesa për të kandiduar? 
Për të qenë e sinqertë, mua më erdhi e papritur, pasi vij nga shoqëria civile e pa angazhuar kurrë më parë në politikë. Ishte një ditë në drekë kur mua më telefonuan dhe më thanë se isha e përzgjedhur për të kandiduar për deputet nga LSI. U ndjeva shumë e nderuar që isha unë e përzgjedhura për të kandiduar dhe pranova me kënaqësi, pasi LSI është e vetmja forcë politike që mbështet gratë dhe rininë. LSI mbështet kauzën e të gjithë target-grupeve në nevojë. LSI promovon vajza dhe djem të talentuar LSI është një shans për të gjithë. 

Cili është modeli juaj i gruas në politikë? 
Monika Kryemadhi është një grua e hekurt, është një grua që qan hallet e popullit, gjithashtu është suporti kryesor i familjes së madhe të LSI-së. 

Një mesazh për 25 qershorin për të gjithë votuesi Shqiptarë?
I bëj thirrje të gjithëve, kryesisht bashkisë Përrenjas, por dhe të gjithë votuesve shqiptarë që me 25 qeshor të votojnë LSI-në, të votojnë numrin Një, t’i japin shansin që LSI të jetë forcë e parë. LSI, si një forcë e vetme që ka në duar ndryshimin në Shqipëri, si një shans për të gjithë, për punësime më shumë, për një rrogë të mirëpaguara, për më shumë shërbime, për më shumë stabilitet, për më shumë mbështetje biznesit si motor i punësimit, si dhe për taksa më të ulëta, sepse vetëm LSI nuk bën retorika boshe, por ka plane konkrete zhvillimi. LSI motivon dhe vlerëson të rinjtë duke i bërë pjesë të politik-bërjes, që u jep një shans të barabartë grave dhe vajzave, për një edukim më cilësor, për mbështetjen që u jep grave në sipërmarrje. Në LSI ka një shans për të gjithë, ndaj të bashkohemi të gjithë bashkë në rrugën tonë të fitores duke votuar numrin Një për t’i dhënë një dimension të ri vendit tonë.
Sigal