Debat i fortë për testimet/ Mjeku Vargu: Testimi izolon pacientët! Inxhinieri Meçe: Nuk duhet të mbështetemi vetëm te testi

326
Sigal

Debati për bërjen e testimeve është në qendër të opinionit publik.

Në studion e emisionit “360” gradë pikërisht për testimet kanë debatuar edhe mjeku Petrit Vargu dhe inxhinieri Arben Meçe.

Sipas inxhinierit Arben Meçe nuk duhet të mbështetemi tek testet, ndërsa mjeku Vargo thotë se testimet izolojnë pacientët.

Vargu: Pjesa e zotit Meçe, sa i përket izolimit është një pjesë që është për tu lavdëruar, por që duhet shoqëruar  patjetër me testime, sepse vetëm nëpërmjet testimeve shkojmë të izolojmë pacientët e tjerë. Një izolim më vete nuk mund ta shkëpusë dot zinxhirin epidemiologjik qoftë ky edhe sikur të bëhet dy muaj.

Meçe: Nuk duhet të mbështetemi vetëm te testi. Testi duhet të bëhet për të gjithë personelin e shërbimit, mjekësi, polici, shërbime, të gjithë këta duhet të jenë testuar.

Vargu: Zoti Mece, testi është arma kryesore e gjurmimit. Kur bëhet gjurmimi nuk bëhet me armë, por me teste. Por ti nuk di bazën e kësaj pune. Të gjitha kontaktet duhet të testohen.