Gazetari i njohur Ylli Dylgjeri ka reaguar në rrjetin social facebook në lidhje me lajmin që ka qarkulluar së fundmi mbi dëmshpërblimin që qeveria do të kryejë ndaj familjes Rasha.
Ja postimi i tij i plotë :
Super Skandal : Ja shteti privat i Ramës!
Pa u zbardhur proçesi hetimor, dhe pa pasur një
Vendim Gjyqsor të formës së prerë, del vendimi për dëmshpërbimim e familjes së të ndjerit Klodian Rasha
Kryeministri vendos me VKM Nr. 1007, datë 11. 12. 2020, duke paragjykuar një vendim gjyqësor si dhe duke shkelur hierarkinë ligjore dhe kushtetuese
Vendimi është i jashtëligjshem: “humbi jetën aksidentalisht si pasojë e veprimeve policore…!!!
Cili autoritet e ka vërtetuar këtë !?
Nuk kemi një autoritet gjyqësor të përballur me të gjitha palët në proces.
Ky është një vendim i formës së prerë, ku Rama është njeherësh ekzekutiv, polici, prokurori, gjykatësi, autoritet absolut, Mbreti diell. Ja shteti privat i Ramës.