Në një dalje televizive të hënën eksperti i IT Gent Progni duke komentuar mbi sulmin ndaj kompanisë “ONE” hodhi dyshime mbi autorësinë e këtyre sulmeve edhe pse ato u morën përsipër nga Homeland Justice. Progni dyshon se mbrapa sulmit qëndron një kompani shumë e madhe, që ka marrë 80% të tenderave të AKSHI-t dhe sipas tij i gjithë ky sulm bëhet për t’ia ulur vlerat kompanisë “ONE”, pas lajmeve të qarkulluara së fundi për shitje. “Ky grup nuk na rezulton shumë iranian por shumë i brendshëm. Pas një viti pushim, grupi iranian u kujtua të bëjë prap publikime dhe hakerime, dhe vjen kur anulohet tenderi miliona euro për certifikimin elektronik. Sa herë është hapur një tender nga AKSHi, kemi publikim nga ky grup. Ka presion nga një grup i brendshëm në Shqipëri. Sipas infornacioneve ne dyshojmë që është një kompani e madhe në Shqipëri që ka 80% të tenderave të AKSHI-t, se po presim hetimet e prokurorisë dhe hetimet mund ta verifikojnë. Duke folur për faxnews ai tha se gjithçka ka të bëjë me një informacion, me shitjen e kompanisë “ONE” dhe kjo është një luftë interesash dhe kompanish, për t’ia ulur sa më shumë vlerat “ONE”-t se sa më shumë një hakerim”– tha eksperti i IT-së, Gent Progni.
Ballina Aktualitet Sulmet kibernetike, eksperti: Hakerat mund të jenë të brendshëm dyshime se pas...






















