Edhe maturantët e Lezhës në protestë për provimin: Duam zgjidhje

316
Sigal

Edhe në Lezhë maturantet kundërshtojnë tezen e Gjuhës-Shqipe dhe Letërsisë. Në shenjtë revolte një përfaqësi e tyre protestuan këtë të diel në qendër të qytetit.

Me pankarta në duar dhe me thirrje turp për ministrinë, maturantët kërkuan ribërjen e provimit. Ata thonë se në tezë ka pasur pyetje jashtë kurrikulës për të cilën ishin përgatitur dhe këtë e konsiderojnë absurditet.

Nga qendra e qytetit maturantët marshuan drejt godinës së Zyrës Arsimore, duke i vendosur pankartat me mbishkrime në hyrjen e këtij institucioni, ndërsa kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.