Studentët ndalin marshimin tek sheshi “Skëndërbej”: Në orën 17:00 do të jemi para kryeministrisë

135
Sigal

Qendra e kryeqytetit ka qenë pika e përfundimit të marshimit të studentëve të Bujqësorit i cili nisi paraditen e sotme nga Instituti.

Ata kanë deklaruar për mediat se do të presin për të marrë një vendim ndërsa në orën 17:00 do të bashkohen me protestuesit para kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

“Shkoni te konviktet e qytetit student. Ne do të mblidhemi kështu përkohësisht për disa minuta. Në orën 17:0 do të jemi te kryeministria. Sot nesër dhe çdo ditë”, shprehet njëri prej tyre”, tha studenti.

Ndërkohë një tjetër studente u shpreh se nuk arrijnë të përballojnë dot standardin e jetesës edhe pse punojnë tetë orë në ditë ndërsa shtoi se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të luftojnë për atë që kanë arritur deri tani.

“Sot në orën pesë do të jemi sërish te kryeministria për të protestuar. Ne mësimin po e lëmë. Ne të penalizuar jemi.

Ne jemi çdo ditë tetë orë në punë. Kur ne punojmë na duhet të heqim dorë nga shumë leksione. Ne ose duhet të kthehemi andej nga kemi ardhur ose duhet të luftojmë për të mbajtur atë që kemi arritur. Tani po bëjmë një bashkëbisedim me studentët”, tha ajo.