“Studentët e vitit të parë të Mjekësisë s’kanë të drejtë zgjedhje”- Pesë vite punësim të detyruar, Evis Kushi tregon si do të funksionojë

44
Sigal

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka treguar se si do të funksionojë ligji për punësim të detyruar për studentët e Mjekësisë.

Ministrja Kushi, raportoi pas mbledhjes së qeverisë, se ky projektligj do të futet me procedurë të përshpejtuar.

Evis Kushi: “Kandidatët për studentë përpara regjistrimit në universitet, ata që shpallen fitues, nënshkruajnë një marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit për tu angazhuar se do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri në institucionet tona shëndetësore.

Diplomën do ta tërheqin pas përmbushjes së detyrimit.

Për studentët që janë aktualisht në universitet, nga viti i dytë deri në vitin e 6-të përsëri në do të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen se do të qëndrojnë përkatësisht studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt tre vite, ndërsa ata të vitit të 5 dhe të 6 dy vite punësim në Shqipëri.

Diploma përsëri tërhiqet pas përfundimit të detyrimit. Studentët që janë aktualisht në sistem do tu jepet mundësi që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa është kosto reale e çdo viti akademik për vitet e mbetura jo për ato që kanë kaluar.

Ky është detyrimi që kanë studentët. Ata të vitit të parë nuk kanë të drejtë zgjedhje por do të qëndrojnë 5 vite, të gjithë kandidatët, ata që kanë vendosur për të studiojnë për mjekësi të përgjithshme që në fillim që nëse zgjedhin të studiojnë në universitetin shtetëror kanë detyrimin të nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe punësim i detyruar 5 vjeçar. Studentët e tjerë mund të zgjedhin mes dy alternativave.

Sa i takon specializimet nëse janë të pambuluara nga ministria e shëndetësisë, do të konsiderohet punësim.

Dua të theksoj se nëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimi për punësimin e tyre, do të lirohen nga ky detyrim dhe do të tërheqin diplomën e tyre.”