Speciale me Dr.Vili Minarolli/ Roli i KQZ, fondet që ka marrë grupimi fallco i Alibeajt dhe mungesa e komisionerëve për opozitën e bashkuar. Si po shkallmohet demokracia me ndihmën e gjykatave politike, grupi përçarës i vulës, diplomatët si zëdhënës të propagandës moniste, korrupsioni, krimi i organizuar dhe cënimi i lirisë të shtypit. Proçeset zgjedhore farse si dhe dukuritë e tjera negative që kanë varfëruar shqiptarët, po i detyrojnë këta të fundit të të braktisin vendin
Intervistoi Esmeralda Pirra
“Nga ana tjetër në të kundërt me ato që shprehnin raportet e DASH, ambasadorja glorifikonte publikisht punën e “shkëlqyer” të qeverisë kur shqiptarët e kishin të qartë se korrupsioni ishte bërë pjesë e çdo qelize të qeverisë së krimi i organizuar kishte mbështetje politike, po cënohej demokracia, lirisë të shtypit. Sistemi i shpartalluar i drejtësisë, proçeseve zgjedhore farse, që nuk i ngjajnë as votimeve gjoja në sistemin komunist, duke e shndërruar pluralizmin në një sistem monist dhe shumë dukuri të tjera negative që kanë varfëruar shqiptarët dhe po i detyrojnë të braktisin vendin.”

“Një javë para zgjedhjeve vendore, Dr. Vili Minarolli ka analizuar në intervistën dhënë për Gazetën “Telegraf” rolin e KQZ lidhur me fondet që ka marrë grupi Alibeaj, mungesën e komisionerëve për opozitën e bashkuar, deklaratat e Alibeaj se Rama është më i mirë se Berisha si tentativë për të krijuar palë. Në situatën e tensionuar të skandaleve që zbadhen çdo ditë, Dr. Minarallolli nuk ka kursyer pa analizuar dhe Raportin e DASH për vitin 2021 për Shqipërinë, që thekson me të madhe shqetësimin e SHBA për rritjen e korrupsionit, pastrimit të parave të krimit, dhe rolin e diplomatëve në Tiranë karshi zhvillimeve në vend.”
Kandidati i PD-së të Alibeaj deklaroi publikisht se kryeministri Rama është më i mirë se Sali Berisha. Sipas jush kujt elektorati i drejtohet kësisoj për t’i kërkuar votën?
Sigurisht nuk i drejtohet elektoratit të PDSH, sepse ai e ka të qartë se ata nuk janë votuesit as të tij dhe as të Ramës. Me këtë deklaratë ai e veçoi, e ndau veten e tij nga antarësia e PD dhe në përgjithësi nga e djathta shqiptare. Drejtëpërdretë ai u thotë dëgjuesve të tij që të votojnë për kandidatët e Ramës, sepse pa hyrë në garë ai e ka patur të qartë sa vota do të marrë. Dhe pa dyshim ato vota do i shërbejnë kandidatit të Ramës. Ai mendon se në rradhët e antarësisë të PD ka të pakënaqur nga ish qeverisja e PD e para 15 vitesh dhe për këtë ai bën përgjegjës ish kryeministrin Berisha, duke përdorur të njëjtin sllogan si kryeministri Rama:” fajin e ka Saliu”. Por demokratët e dinë se qoftë ai që luan rolin e kryetarit të tij ishin pjesë e rëndësishme e ish qeverisjes të demokratëve. Nuk mohohet se në rradhët e demokratëve ka të pakënaqur nga gabimet e qeverisjes të PD dhe disa prej të cilëve ua njoh dhe vlerësoj kontributin e çmuar të tyre, por kur vjen puna në zgjedhjen që po u ofron kandidati i Alibeajt dhe vete ky, se duhet të votojnë për Ramën që është më i mirë se Berisha sipas tyre, ata do të dinë të bëjnë zgjedhjen e tyre pa asnjë mëdyshje. Po pse i duhej kjo deklaratë kandidatit të Alibeajt, që padyshim nuk është bërë pa dijeninë e vetë Alibeajt? Sigurisht si shpërblim dhe detyrim ndaj Ramës. Rama ia përkëledhi ambicjen e tij “të madhështisë”, i dha vulën dhe siglën, i dha mbi një milion euro dhe i vuri oficerin e gardës si badiguard. Por ai dhe ata që e ndjekin e kanë të qartë se nuk është futur në këtë garë për të fituar, ata thjesht do të marrin disa vota nga demokratët e mllefosur dhe këtë e di mirë. Të dy këta dhe ata pak pasues që u shkojnë pas, janë futur në këtë aventurë duke e ditur se ky rast do të jetë fundi i angazhimit të tyre në politikë, sipas mendimit tim, ndoshta për shkak të një inati të brendshëm personal, apo për përfitime personale siç po dëgjohet këto kohë, se janë pjesmarrës në tenderat që shpërndan Rama. Njoh njërin prej tyre, i angazhuar që në lëvizjen e dhjetorit dhe në vitin 1999 u bashkua me ata që formuan atë forcë politike që e quajtën PDR, si një alternativë e re politike. Pastaj u bashkua përsëri me PD dhe mori një post mjaft të rëndësishëm dhe të merituar. Ashtu siç shoh disa demokratë, antikomunistë, të përkushtuar dhe me merita të vlerësueshme në dobi të demokracisë dhe të pluralizmit, që marrin pjesë në takimet që organizon Alibeaj. Po shpreh bindjen së asnjë prej tyre nuk do të zgjedhë alternativën. që u ofron kandidati i Alibeajt për Tiranën. Naiviteti i tyre në politike nuk mund të arrijë deri aty sa të shkelmojnë atë trashëgimi të tyre të çmuar në shërbim të shembjes të regjimit komunist, të fitores të pluralizmit dhe të demokracisë në Shqipëri. Ndërsa Alibeajt, kandidatëve ( jo të PD) të tij dhe ndonjë pasuesi të afërm të tyre, të nxitur edhe nga ndonjë përfaqësi diplomatike e huaj, u është krijuar iluzioni i”udhëheqësit të madh”, që po godet” të vjetrën” dhe po realizon ëndrrën e demokratëve, njëlloj siç bëri paraardhësi i Alibeajt për tetë vite me rradhë në dëm të demokratëve, që tashmë është zhdukur pa nam e nishan. Dhe këtë u thotë demokratëve që do e realizojë me ndihmën e gjykatave, komisioneve dhe parave të Ramës. Këta nuk janë aq naivë në politikë, por thjesht mashtrues që i kanë hyrë një aventure donkishoteske. Ata e dinë po aq mirë se partia politike është frymë, është vullnet i njerëzve të lirë për lirinë e tyre, është shpresë për një të ardhme më të mirë dhe lideri i saj nuk prodhohet nga ambasadat apo nga kundërshtarët politikë. Pas 14 Majit aventura e tyre do të përfundojë me turp dhe ata do të fshihen nga memorja e demokratëve si të gjithë paraardhësit që ndoqën të njëjtën rrugë.
“Miliona nga KQZ si dhuratë për rolin përçarës që kanë marrë përsipër grupi i vulës. Ato pak vota që ato do të marrin do të jenë në shërbim të kandidatëve të Ramës. Pra Rama e ktheu këtë proçes zgjedhor në një farsë elektorale duke shkelmuar atë trashigimi të tyre të çmuar në shërbim të shembjes të regjimit komunist, të fitores të pluralizmit dhe të demokracisë në Shqipëri.”

Alibeaj është emëruar nga i vetshkarkuari Basha si kryetar ( si zëvëndës më saktë-do të thoja unë), duke marrë si dhuratë edhe vulën nga kryetari i PS. Ndërkohë që KQZ e Ramës e ka gostitur me mbi 1.2 miliard lekë si pjesëmarrës në zgjedhje, nga taksat e shqiptarëve. Po sot kryekomisioneri i KQZ i ka kërkuar Alibeajt të paraqesë menjëherë listën e komisionerëve se përfundon afati.
Komenti juaj është shumë i gjatë dhe mendoj se pyetja e ka përgjigjen brenda. Këto para janë marrë nga buxheti i shtetit, pra janë marrë nga taksat e shqiptarëve. Se ato i janë dhënë partisë të vulës për t’i shpenzuar për interesat e tyre të ngushta, si dhuratë për rolin përçarës që kanë marrë përsipër, kjo s’ka asnjë dyshim. Ato pak vota që ato do të marrin do të jenë në shërbim të kandidatëve të Ramës. Pra Rama e ktheu këtë proçes zgjedhor në një farsë elektorale pikërisht që gjithçka të jetë në shërbimin e tij. Por ndodhta edhe gabohem kur mendoj se një nga arsyet që kane pranuar të kandidojnë shumica nga ata dhjetë kandidatë, me atë të Tiranës në krye, ka qenë përfitimi i tyre financiar nga buxheti që i është dhuruar Alibeajt, pasi i dhuruan vulën, logon dhe çdo përfitim me anë të gjykatës, KAS dhe Kolegjit zgjedhor dhe sigurisht edhe përfitime të tjera që Rama i shpërndan për të bërë “ndere”, sikur ta kishte mallin e tij. Ju pyesni kush do e kthejë borxhin prej 1.2 miliard lekësh që iu dhuruan Alibeajt, të kamufluara në mbështetje të Kodit Zgjedhor. Unë po ju pyes juve tani:- Kush do e paguajë borxhin e Beketit prej 120 milion eurosh? Kush i paguan ende pronarët e të ashtuquajtuarve Djegësa( inceneratorëve) të shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe vjedhje të pasurisë publike? Kush i ka paguar deri tani gjobat që janë marrë nga gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar? E sa të tjera pagesa që bëhen nga buxheti i shtetit, pra nga taksat e shqiptarëve, në mungesë të plotë të dijenisë të qytetarëvë? E pra, këtë e di mirë Alibeaj dhe ata që e pasojnë, se përpara se t’u kërkohet të paguajnë një milion eurot e fushatës që do të shpenzohen pa ndonjë adresë, janë të tjerë që duhet të paguajnë qindra milion euro. Kjo është logjika e tyre, që është thjesht logjika e një njeriu, që i ka hyrë një aventure pa menduar se ku do të dalë.
“U premtoi se nuk do të lejonte betonizim dhe ruajtjen e idenditetit kulturor të qytetit, i hapi derën krimin të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar për pastrimin e parave ilegale të fituara në rrugë kriminale, me prishjen e vlerave idenditare të qytetit dhe kulturore të tij. Me një Këshill bashkiak formal, që firmoste dhe vendoste çdo tekë të kryetarit, që i bëri rrush e kumbulla taksat e qytetarëve”

Ambasador Minarolli! Raporti i DASH për vitin 2021 për Shqipërinë që thekson me të madhe shqetësimin e SHBA për rritjen e korrupsionit, pastrimit të parave të krimit, përshkallëzimi i trafikur ndërkombëtar të drogës në Europë me kryeqendër Shqipërinë etj., është diamentralisht i kundërt me qëndrimet dhe deklarimet zyrtare dhe publike të ambasadës Amerikane në Tiranë, që nuk ka atakuar kurrë qeverinë e kryeministrit Rama si përgjegjëse e këtyre problemeve. Pse ky dallim midis dy institucioneve të shtetit amerikan, njëri epror dhe tjetri vartës ?
Në një logjikë normale, kjo sjellje është e paimagjinueshme dhe e papranueshme. Por këto janë çështje të një shteti tjetër. Atë që e di dhe e them me bindje është se këto raporte të DASH, ku denoncohen fenomenet më negative për një shoqëri demokratike, janë bërë të njohura për publikun shqiptar këto gjashtë shtatë vitet e fundit. Nuk mbaj mend të jetë publikuar ndonjë raport i DASH, që të bëjë përgjegjës ndonjë qeveri shqiptare si këto që përmendët edhe ju. Nuk është se këto fenomene nuk kanë qënë prezent në shoqërinë tonë edhe para vitit 2013, qoftë me qeveritë socialiste apo demokratike, por asnjëherë nuk janë paraqitur si rrezik kombëtar dhe ndërkombëtar apo si cënim të sigurisë kombëtare të SHBA. Në kohën kur ambasador ishte zoti Donald Lu, e gjithë Shqipëria u kanabizua dhe trafiku ilegal i drogës me anë të gomoneve nga deti, duke u mbështetur nga institucionet, që kontrollonin detin me anë të radarëve të ushtrisë, apo me avione “turistike” që furnizoheshin me drogë në aeroporte ushtarake dhe më pas në “pistat” e improvizuara në rërën e plazheve, duke furnizuar grupet shqiptare dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar për ta shpërndarë drogën në Europë dhe nga ambasada amerikane nuk pati asnjë reagim ndaj këtij fenomeni. Ata, si dhe të gjithë shqiptarët e dinin se në krye të kësaj veprimtarie kriminale, që e organizonin grupe të njohura të krimit të organizuar, ishin struktura shtetërore, si ato të drejtësisë, policisë të shtetit duke patur mbrojtje të drejtpërdrejtë nga krerët më të lartë të shtetit. Ashtu siç dihej dhe disa herë ishte denoncuar publikisht se ish ministri i brendshëm ishte i lidhur drejtpërdrejtë me këto grupe kriminale dhe siguronte mbrojtjen e tyre. Dhe kulmi i kësaj heshtje dhe i mosreagimit institucional, për mendimin tim si ish ambasador, ishte pranimi nga ana e ambasadorit amerikan, në delegacionin qeveritar shqiptar të ish ministrit të brendshëm në takimin zyrtar me ish-Presidentin B.Obama. Por heshtja e ambasadës amerikane në lidhje me konstatimet, që theksoheshin vit pas viti nga Raportet e DASH, në këto tre vitet e fundit, u bë proverbiale dhe qesharake, duke krijuar idenë e funksionimit të dy institucioneve të ndryshme të pavarura, ndonëse në pozitat epror- vartës. Raportet e DASH dhe qëndrimet e deklarimet publike të ambasadores amerikane, diametralisht të ndryshme me të parat, të krijonte përshtypjen se këto raporte, ndonëse e kishin të cilësuar se për çfarë periudhe bëhej fjalë nga ana e ambasadës krijonin iluzionin se kishin të bënin me një periudhë të një kohe para vitit 2013. Prandaj në këto tre vite të mandatit të ambasadores Juri Kim u krijua mendimi se detyra e saj zyrtare ishte të zhdukte nga skena politike ish kryeministrin që e kishte dorëzuar detyrën para dhjetë vitesh dhe për të cilin nga ana e kundërshtarëve të tij politik, nuk kishte patur asnjë akuzë për korrupsion apo për ato që u thanë në deklarimet e sekretarit Blinken, kur bëri shpalljen non grata të tij. Nga ana tjetër, përsëri në të kundërt me ato që shprehnin raportet e DASH, ambasadorja glorifikonte publikisht punën e “shkëlqyer” të qeverisë dhe të zyrtarëve më të lartë të saj, në luftë me korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar. E ndërsa ambasadorja ishte shndërruar në një zëdhënëse të propagandës të qeverisë, shqiptarët e kishin të qartë se korrupsioni ishte bërë pjesë e çdo qelize të qeverisë dhe strukturave të saj, se krimi i organizuar kishte mbështetje politike, se pastrimit të parave, që sillte mafia shqiptare dhe ndërkombëtare i ishin hapur dyert në ndërtimet e kullave në qendër të kryeqytetit, pa përmendur fakte që kanë të bëjnë me cënimin e standarteve të demokracisë, lirisë të shtypit, sistemit të shpartalluar të drejtësisë, proçeseve zgjedhore farse, që nuk i ngjajnë as votimeve gjoja në sistemin komunist, duke e shndërruar pluralizmin në një sistem monist dhe shumë dukuri të tjera negative që kanë varfëruar shqiptarët dhe po i detyrojnë të braktisin vendin. Pas pushtimit nga Italia fashiste ne u bëmë vend kolonial. Pushtuesi kishte emëruar një governator dhe i gjithë shteti vepronte sipas porosive dhe urdhërave të tij. Ambasadorja aktuale amerikane kërkon të ushtrojë ndikimin e saj, që i jep posti që mban, si përfaqësues i një vendi të madh dhe mik e aleat strategjik i popullit shqiptar, me mirënjohje pa kufi prej tij, të vendosë dhe të imponoje vullnetin e saj, jashtë ligjeve dhe rregullave që drejtojnë jetën e brendshme të një vendi demokratik dhe në mohim të plotë të statusit të saj diplomatik. Për fat të mirë, kjo situatë paradoksale do të përfundojë me largimin së shpejti të saj dhe dashuria e mirënjohja e shqiptarëve për SHBA do të jetë ajo që ka qënë në shekuj.
“Këto janë zgjedhje lokale, që kanë të bëjnë me administrimin e taksave të qytetarëve, nevojë e drejtë për të gjithë, dhe nuk është as fushatë mbjellje pemësh as fushatë epromovimit të tallavave nëpër sheshet e qyteteve. Ai i ka zhdukur posterat me kandidatët e tij dhe i ka zëvëndësuar me posterin ku shfaqet fytyra e tij, se e di që ata që ai ka zgjedhur kanë veç urrejtjen e qytetarëve.”

Jeni shprehur në një status tuajin se pyetja e parë dhe e vetme që duhet t’u bëhet kryebashkiakëve në detyrë është:- Si janë shpenzuar taksat, që janë vjelur nga qytetarët e tyre? Por Këshillat janë 100% të Rilindjes dhe kryebashkiakët e majtë nuk pranojnë të zhvillojnë debat me kundërshtarët e tyre. Pse?
Edhe përgjigjen e kësaj pyetje të gjithë shqiptarët: të majtë, të djathtë dhe gri e dinë. Llogaridhënia e një administratori të taksave të qytetarëve, që ka marrë përsipër të administrojë është normë e detyrueshme, morale dhe përgjegjësi veçanërisht kur administruesi pretendon për një mandat tjetër. Ndërsa kandidati që garon për herë të parë ka për detyrë të paraqesë para publikut idetë dhe projektet për realizimin e këtyre ideve. Pastaj është votuesi që vendos se cilit do i japë votën. Nëqoftëse kandidati që kërkon të rinovojë mandatin nuk pranon debat, do të thotë se e para nuk ke se ç’thotë, se e gjithë veprimtaria e tij katër vjeçarë ka qënë thjesht gënjeshtër, mashtrim dhe abuzim ( vjedhje) dhe e dyta, ka frikë nga e vërteta që mund t’i përplaset në fytyrë. Dhe nëqoftëse ke frikë të ballafaqohesh drejtëpërdrejtë me qytetarët, të paktën përgatit një tabelë dhe shpjegoju qytetarëve që u ke marrë taksat se ç’ke bërë me paret e tyre, si i ke administruar në shërbimet që u ke ofrua për nevojat e tyre dhe si i ke realizuar premtimet që u ke dhënë kur u kërkove votën? Por në këtë fushatë qytetarët po ndeshen me një dukuri jo vetëm të pazakonshme, por edhe qesharake. Në emër të gjithë kryebashkiakëve tani po del kryeministri dhe po organizon kërcimet me njerëz të administratës, apo me persona të moshuar, ndoshta edhe me probleme të shëndetit mendor. Këto janë zgjedhje lokale që kanë të bëjnë me administrimin e taksave të qytetarëve, nevojë e drejtë për të gjithë, dhe nuk është as fushatë mbjellje pemësh as fushatë e promovimit të tallavave nëpër sheshet e qyteteve. Ai i ka zhdukur posterat me kandidatët e tij dhe i ka zëvëndësuar me posterin ku shfaqet fytyra e tij, se e di që ata që ai ka zgjedhur kanë veç urrejtjen e qytetarëve. Ata e dinë se disa nga kandidatët e tij do të dalin të papranueshëm me ligjin e kriminilizimit, siç ka ndodhur rëndom në këto vite. Nëqoftëse kryeministri ka marrë përsipër të prezantojë kandidatët e tij le të tregojë ai se si i kanë administruar taksat e qytetarëve. Shumica e kryebashkiakëve aktualë kanë abuzuar deri në skandale penale me besimin që u është dhënë ( në fakt ata nuk morën ndonjë besim se shumica nuk i votoi) dhe prandaj nuk i vret shumë ndërgjegja, por është detyrë e institucioneve ligj zbatuese t’u tregojnë vendin. Por ndryshon puna kur kërkon të rimandatohesh. Po nuk dhe llogari tregon se ke frikë të ballafaqohesh me të vërtetën. Të marrim si shembull kryebashkiakun e Tiranës që po kërkon një mandat të tretë. Që në nisje të fushatës tetë vjet më parë ai i mashtroi ( gënjeu është fjalë shumë e zbutur) qytetarët duke u premtuar ato që ata kishin nevoja për një jetë normale. U premtoi ulje taksash, ua ngriti disa fish dhe u shtoi të tjera, të papranueshme për një mendje normale. U premtoi legalizim falas, ua prishi shtëpitë me dhunë duke i nxjerr familjet me pleq e fëmijë në qiell të hapur dhe duke u shkatërruar kursimin e tyre të jetës. U premtoi se nuk do të lejonte betonizim dhe ruajtjen e idenditetit kulturor të qytetit, i hapi derën krimin të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar për pastrimin e parave ilegale të fituara në rrugë kriminale, me prishjen e vlerave idenditare të qytetit dhe kulturore të tij. Me një Këshill bashkiak formal, që firmoste dhe vendoste çdo tekë të kryetarit, ai i bëri rrush e kumbulla taksat e qytetarëve, duke mos pasur ujë të pijshëm, rrugë të rregullta, ambiente të gjelbërta dhe parqe sportive, çerdhe, kopshte e shkolla për fëmijët. Ai ka një administratë dhe polici bashkiake të stërmadhe, ka një ekip për PR e tij prej dhjetra personash që thithin pjesën më të madhe të buxhetit që mbledh nga taksat. Ka punësuar ( siç doli disa kohë më parë) në institucionet vartëse të bashkisë persona që nuk shkojnë një ditë në punë dhe që i përdor për fushatë dhe të marrë vota të pamerituara. Ai në këto ditë po u kërkon |borxhin” disa personave publikë, që të shprehen në mediat që kontrollon ( që i paguan me taksat e qytetarëve), se ai ka bërë “ mrekullinë” me qytetin dhe i ka sjellë “lumturinë” qytetarëve të tij. Dhe me të drejtë qytetarët, duke parë këtë parakalim maskaradë, thonë se këta artistë dhe sportistë po vjellin lugën e supës që u ka dhënë kryetari i bashkisë, që i ka! Por ajo për të cilën duhet të indinjojë çdokënd pavarësisht nga bindjet politike, është mënyra mashtruese që përdor për ta paraqitur të zezën të bardhë. E keni dëgjuar të thotë qoftë një fjalë për inçeneratorin imagjinar për të cilin janë paguar disa milione euro dhe vazhdon të paguajë ende? Atij nuk i skuqet fytyra për gjithçka që bën se ka mbrojtjen e kryeministrit, të organeve të drejtësisë, të mediave që i paguan dhe të disa përfaqësive të huaja me ndihmën e të cilave e ndërtoi karierën e tij publike dhe politike. A i dinë qytetarët e Tiranës të gjitha këto? Sigurisht se i ndjejnë në ushqimin e familjeve dhe mirërritjen e fëmijëve të tyre. Prandaj ata duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre jo në interes të forcës politike apo të lidërve të tyre, por të vetes së tyre. Të paktën këtë herë është mundësia të tregohemi se jemi po aq të qytetëruar sa fqinjët tonë.






















