SPAK përgatit dosjen për gjobën 110 mln euro të Arbitrazhit

Trupa e arbitrazhit me 3 gjyqtarë amerikan dënon kapriçot e qeverisë shqipare. Nga taksat e qytetarëve do hiqen 110 mln USD dhe 145 mijë euro interesa, pas fitores së biznesmenit italian. Buxheti i varfër i Shqipërisë ka paguar mbi 3 milionë euro për avokatët që e kanë përfaqësuar në procesin gjyqësor. Me këtë shumë, pensionet do rriteshin 25%.

Trupa e arbitrazhit me tre gjyqtarë amerikan dënon kapriçot e qeverisë shqipare. Nga taksat e qytetarëve do hiqen 110 mln USD dhe 145 mijë euro interesa, pas fitores së biznesmenit italian.

Shteti shqiptar do t’i paguajë 110 milionë dollarë Francesco Begettit nga buxheti i shtetit, që nuk i shërben qytetarëve, por i shërben tekave të kryeministrit tonë. Agon Channel ka fituar përfundimisht përballjen me qeverinë shqiptare për mbylljen arbitrare të televizionit. Arbitrazhi i Bankës Botërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama dhe i ka dhënë të drejtë televizionit të biznesmenit italian, Francesco dhe lënë në fuqi vendimin e marrë më herët. Sipas vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, qeveria shqiptare i detyrohet tashmë dhe duhet t’i paguajë Begettit 110 milionë dollarë. Në këtë shifër nuk janë përfshirë interesat, që llogariten veçmas për çdo vonesë në pagesën e dëmshpërblimit. Ky vendim është marrë më datë 29 mars. Trupa e arbitrazhit përbëhej nga tre gjyqtarë, amerikane, Grant Hanessian kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës. Pasi Rama shprehej se Begetti nuk do të marrë asnjë kacidhe nga lekët e shqiptarëve, vërtetohet e kundërta dhe e nxjerr kryeministrin tonë gënjeshtar të miliona dollarëve, me të cilat mund të ishin bërë vepra të mëdha, në funksion të qytetarëve.

Sigal

Vendimi i lënë në fuqi dhënë po nga qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve i jepte të drejtë pretendimeve të biznesmenit italian, Francesco Begetti dhe familjarëve të tij në biznes, në padinë e ngritur prej tij kundër Shtetit Shqiptar.Vendimi thotë se “pala përgjegjëse shpronësoi në mënyrë të paligjshme interesat e paditësve në kompaninë mediatike shqiptare Agon Set sh.p.k (“Agonset”). Në vendim thuhet se për Francesco Begetti dhe 2 ortakët e tij do të përfitojnë si dëmshpërblim duke llogaritur interesat prej rreth 110 milionë dollarësh. Mauro De Renzis do të marrë 46,7 milion dollarë, Stefania Grigolo rreth 11,7 milionë dollar dhe Francesco Begetti 41 milionë dollarë. Vendimit i janë shtuar edhe rreth 8 milion dollarë të tjerë shpenzime gjyqësore, ekspertë dhe dëshmitarë, ndërsa mbi 600 mijë dollarë të tjera kushton arbitrazhi parë dhe 145 mijë dollarë shqyrtimi i dytë. Përveç veprimeve konkrete që kanë bërë autoritetet shqiptare për mbylljen e Agon Channel, arbitrazhi ndërkombëtar ka administruar si prova edhe deklaratat publike të kryeministrit Rama kundrejt biznesmenit italian Francesco Begetti, që i cilësonte paratë e investitorit italian si të pista.

Buxheti i varfër i Shqipërisë ka paguar mbi 3 milionë euro për studiot ligjore që e kanë përfaqësuar në procesin gjyqësor. E gjithë kjo betejë nisi vetëm për faktin se Edi Rama nuk ishte dakord me linjën editoriale të “Agon Channel”.

VENDIMI

Hedh poshtë kërkesën për rishikim të të paditurit sipas rregullit 41(5) të ICSID

Rregullat e arbitrazhit si qartazi pa merita ligjore;

Refuzon kërkesën e paraqitësve të kërkesave për të ndarë të gjitha pagesat paraprake për palën përgjegjëse;

Refuzon kërkesat e Paditësve për siguri për kostot e këtyre Procedurave të Rishikimit

dhe për shumat e duhura sipas Çmimit;

Refuzon kërkesën e palës përgjegjëse për të urdhëruar paditësit që të hyjnë në sugjerimin e palës përgjegjëse mekanizëm ruajtjeje;

Urdhëron secila palë të përballojë tarifat dhe shpenzimet e veta ligjore; dhe

Urdhëron Palën Përgjegjëse të përballojë shpenzimet e Procedurës së Rishikimit

 

1 Historia e sherrit personal të Ramës

“Është sharlatan, manipulues dhe pastrues parash. Nuk do të marrë asnjë kacidhe nga Shteti Shqiptar”. Furia e sulmeve dhe përbetimet e kryeministrit Edi Rama kundër biznesmenit Italian, Francesko Begetti, përfunduan me një faturë të hidhur për Buxhetin e varfër të Shqipërisë. Gjykata e Arbitrazhit e Bankës Botërore vulosi përfundimisht gjobën 110 milionë euro, që vendi ynë duhet t’i paguajë ish-pronarit të “Agon Channel”, për shkak se Edi Rama zhvilloi një betejë personale me sipërmarrësin përtej Adriatikut. Në 29 mars 2023, Arbitrazhi Ndërkombëtar vendosi të mos pranojë ankimin e qeverisë shqiptare për anulimin e gjobës që ishte vendosur rreth tre vjet më parë. Fatura që do të paguajnë shqiptarët për trillet e Ramës, por jo vetëm të tijat, është akoma më e lartë. Shteti shqiptar ka paguar mbi 3 milionë euro për studiot ligjore që e kanë përfaqësuar në procesin gjyqësor, ndërkohë që një faturë ende e paqartë në qindra mijëra euro do të shkojë për shpenzime administrative. E gjithë kjo betejë nisi vetëm për faktin se Edi Rama nuk ishte dakord me linjën editoriale të “Agon Channel”.

2 Dehja nga “1 milion vota”

Në vitin 2013, kur Rama mori mandatin e parë, televizioni i Begettit, i cili në Shqipëri kishte edhe biznese të tjera, u pozicionua në linjë kritike me qeverinë. I dehur nga pushteti i “1 milion votave”, Rama nuk mund ta konceptonte se si një television në Shqipëri mund të qëndronte përballë tij.

Ai angazhoi të gjithë strukturat ligjzbatuese dhe hetimore për t’i hyrë me themeli aktivitetit tregtar të Begetti në Shqipëri.

Ky i fundit nuk ishte ëngjëll dhe kishte kusure të shumta në vendin tonë, sidomos me koncesionin e papërfunduar të hidrocentralit të Kalivaçit, për të cilin kishte fituar kontratën që në vitin 1997.

E, megjithatë, beteja e Ramës me Begettin dukej se nuk lidhej aspak me bizneset e Beçhettit Beketit, por me frymën kritike të televizionit. Kjo u konstatua edhe në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, e cila e konsideroi përplasjen Rama- Begetti, të lidhur vetëm me aktivitetin e televizionit.

Në këtë histori, si në shumë të tjera ku luftohet për pushtet dhe ndikim mediatik, përfshihen edhe personazhe të tjerë. Ata janë Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi.

Media kanë raportuar më herët se konflikti Rama- Begetti, natyrisht, nuk ishte ai ndërmjet “të mirit” dhe “të keqit”. As ndërmjet dikujt që “do të bënte shtet” dhe dikujt tjetër që “luftonte për lirinë e medias”. Përplasja ndërmjet tyre i ngjan më shumë një lufte për fitim territoresh.

Njerëz pranë Begettit, bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, e paraqesin situatën si një inkursion i Edi Ramës kundër “Agon Channel”, për shkak të linjës së tij editoriale kundër qeverisë së majtë.

Nga ana tjetër, qeveria e ka prezantuar Beketin si një “pastrues parash”, ndaj të cilit ka fituar në përballje të mëparshme në Arbitrazh.

Shumica e shqiptarëve (të paktën zyrtarisht) kanë votuar Edi Ramën për të qeverisur dhe për të menaxhuar si duhet financat publike e t’i mbrojë ato nga manipulatorët e tregut, siç e konsideron qeveria Begettin.

Por, në konfliktin me Begettin, Rama duket se ka pasur prioritet mbrojtjen e imazhit të tij, duke dështuar në mënyrë katastrofike.

Box

 

Pse do t’i paguajmë si ‘çeço’ gjobën e Beçhetti-t

Çështja është se në të tilla raste, pala fituese në Arbitrazh, në rastin e Shqipërisë Francesco Beçhetti ka të drejtë të kërkojë zbatimin me forcë të vendimit në vendet e tjera anëtare të Konventës së Arbitrazhit të Bankës Botërore. Beçhetti i ka duart e zgjidhura ligjërisht që të bllokojë asetet e shtetit shqiptar nëpër botë. Megjithatë, edhe pse thotë se nuk do t’i paguajë asnjë qindarkë Francesco Beçhettit në buxhetin e këtij viti, Ministria e Financave ka parashikuar një fond prej 176 milionë euro si fatura të gjyqeve të arbitrazhit. Sipas buxhetit, 60 milionë euro konsiderohen të humbura, ndërsa pjesa tjetër prej 116 milionë eurosh janë fond kontigjencë për gjyqet në proces, ku njëri prej tyre në kohën që është hartuar e votuar ligji ishte edhe ky me Beçhettin.