SPAK kthen mbrapsht dosjet e para të OFL-së, ja arsyeja

561
Sigal

Burime bëjnë me dije se tashmë në SPAK gjenden 12 dosje të OFL-së. Dy dosjet e para të OFL-së që SPAK ka marrë nën shqyrtim janë ato të Altin Hajrit dhe Saimir Taullait.

SPAK ka kthyer pas dosjet e para të Operacionit Forca e Ligjit për plotësim faktesh.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer pas sekuestrimin e resortit “Golden” dhe pasurive që përflitet se i takojnë atij. Mësohet se SPAK i kërkon policisë të plotësojë dosjen me veprime.

Në duart e prokurorëve të SPAK janë për vlerësim 12 dosje të personave me të shkuar kriminale. Prokurorët kanë afat 15 ditë dhe sipas aktit normativ ku është bazuar operacioni në përfundim të këtij procesi do të vendoset, ose përfundim ose rasti do të dërgohet në gjykatë.