Përplasja me armë në Shkodër, reagon PD: Policia është bërë njësh me bandat, urdhërohet nga të fortët e qytetit

428
Sigal

Pas përplasjet me armë që ndodhi sot në Shkodër, ka reaguar ish-deputetja Izmira Ulqinaku.

Në një deklaratë për mediat Ulqinaku akuzon policinë se është bërë njësh me bandat, ndërsa thekson se ajo urdhërohet nga të fortët e qytetit. Sipas saj bandat në Shkodër nuk njohin as ligj, duke bërë përgjegjës për situatën kryeministrin, ministri Lleshaj dhe deputetët e maxhorancës.

REAGIMI I ULQINAKUT

Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës!
Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit!
Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.
Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës!

Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm!
#ramaik