Pokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime të forta për abuzime me tenderat e AKSHI, si dhe ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut. Ja emrat që grabitën miliona euro, pastruan paratë e drogës, kërcënuan dhe morën peng biznesmenët me mbështetjen e zyrtarëve të policisë. Në vijim pritet ndoshta arrestimi më i bujshëm në Europë
SPAK urdhër- arrest për Agasin, Ermal Beqirin dhe Karçanajn e AKSHI-t
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit lidhur me dyshimet për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Operacioni vjen pas hetimeve intensive të Prokurorisë së Posaçme SPAK për procedurat e dyshimta tenderuese të zhvilluara nga institucioni.
Si pjesë e këtij hetimi, SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj, për administratorin Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Konkretisht, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar për Mirlinda Kërçanaj masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe Ermal Beqiraj është vendosur masa “arrest me burg”.

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj, u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimit për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Hetimi i SPAK-ut përfshin 12 procedura tenderuese me vlera të konsiderueshme që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme, ku dyshohet se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin, duke u mundësuar fitimin e miliona eurove.
Hetimet kanë zbuluar se Mirlinda Karçanaj dyshohet të ketë favorizuar disa kompani të caktuara gjatë zhvillimit të tenderave, duke krijuar një situatë oligopoli dhe duke anashkaluar procedurat e rregullta të prokurimit publik. Përveç kësaj, ajo akuzohet për shpërdorim detyre dhe manipulim të dokumentacionit zyrtar për të lehtësuar fitimin e tenderave nga kompanitë e preferuara.
Nga ana tjetër, Ermal Beqiri dyshohet se ka përdorur ndikimin e tij për të siguruar që kompanitë e tij, përfshirë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, të fitonin tendera të majmë. Ai dyshohet gjithashtu për krijimin e strukturave në hije për të kontrolluar procesin e tenderave dhe për përfitime financiare personale, duke përfshirë manipulimin e kritereve teknike dhe administrative për kompanitë konkurrente.
Aksioni i SPAK, kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit kriminal “Çopja”! Dyshimet se pastroi milionat e marra nga AKSHI! Pezullohet zv.drejtori i Policisë së Tiranës.
Agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në bizneset e Klajdi Merkajt, i cili është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja.
Sipas gazetares Klodiana Lala, ka dyshime të forta se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI.
“Ndërkohë janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, e baza të ndryshme me qëllim sigurim të provave të mëtejshme. Është ushtruar kontroll edhe në ambientet e biznesit të Klajdi Merkaj, i cili është arrestuar më herët në kuadër të organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas, që drejtohet nga dy vëllezërit.
Ka dyshime të forta sipas hetuesve se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI”, informoi ajo.
Gjithashtu, raporton gazetarja është vendosur pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.
Klodiana Lala: Pengmarrje, dhunë dhe shantazh, tërheqje nga tenderat. Ky është skandali që SPAK ka zbuluar në AKSHI-n, ku drejtuesja e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj është dërguar nën masën e arrestit në shtëpi zv.drejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi. Ndërkohë është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg për biznesmenin Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërkohë masa ndaluese edhe për biznesmenët Andis Papa dhe Gëzim Hoxha.
Është vendosur pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.
Nga hetimet e SPAK, rezulton se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermail Beqirin kanë marrë peng shtetasin Gerond Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSH dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara. Rezulton se ai më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH, të dhënat janë siguruar jo vetëm përmes celularëve por edhe të dhënave të marra në mënyrë indirekte e direkte nga SPAK.

SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut/ Ja hapat që ndjek Kuvendi
Prokuroria e Posaçme (SPAK), i kërkoi pasditen e kësaj të marte Kuvendit, heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku e cila akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”.
Po çfarë ndodh pas kërkesës së SPAK, ja hapat që ndiqen:
Depozitimi i kërkesës në Kuvend
-SPAK i dorëzon zyrtarisht Kuvendit kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin/ heqjen e imunitetit të Ballukut, së bashku me arsyetimet dhe materialet përkatëse.
Çështja shkon te Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Sipas praktikës parashikuar në Rregulloren e Kuvendit:
-Kryetari i Kuvendit ia dërgon kërkesën për shqyrtim këtij Këshilli, organit parlamentar që merret me mandatin dhe imunitetin e deputetëve.
Pas marrjes së kërkesës nga SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, është vënë më lëvizje kryetari i Kuvendit Niko Peleshi. Peleshi ka njoftuar Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet i cili do të mblidhet 19 dhjetor 2025, në orën 10:30. Në mbledhje pritet që të marrë pjesë edhe Belinda Balluku, ndërsa fjalën e fundit do ta kenë deputetët në Kuvend.
Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren drejtohet nga Kryetari Niko Peleshi, ndërsa anëtarët e PS janë Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë. Ndërkohë anëtarët e PD janë Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë.





















