Sotiraq Filo firmos 2 tenderë korruptivë, 290 mln lekë për pompa dhe tuba

125
Sigal

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka firmosur dy kontrata në shkelje të ligjit. Pavarësisht se lista me tenderë abuzivë rritet, Filo e ka siguruar kandidaturën për zgjedhjet e 14 Majit 2023. Në këto vite, Filo ka xhiruar fondet e projekteve vetëm në xhepin e oligarkëve dhe ka shtuar barrën e taksapaguesve korçarë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me dy tenderët e fundit. Prokurimi i parë ka si objekt -“Furnizim dhe instalim pompash dhe pajisjesh elektro-mekanike”, për të cilin kanë lënë dispozicion fondin prej  265 milionë lekësh.Tenderi është hapur me 7 shkurt 2023 dhe dy firma kanë paraqitur ofertat e tyre. ALPHA SOLUTIONS GROUP” Sh.p.k është skualifikuar në fazën e parë për shkak se ka pasur “mungesë dokumentesh”. Në fakt ligji kërkon që Autoriteti Kontraktor të lajmërojë operatorin për këto mangësi dhe t’i japë një mundësi që t’i përditësojë në fazën e dytë. Por, Filo nuk ka pritur gjatë dhe ka shpallur menjëherë fituese firmën  “MIKAEL-GRUP” Sh.p.k, në pronësi të Laurent Belishtës.Në fakt, firma në fjalë e ka përfituar tenderin në shkelje pasi nuk është zhvilluar një garë e rregullt. Gjithashtu, lidhja e kontratës për lëvrimin e fondit do të bëhet në korrik të 2023, pas 5 muajsh. Mesa duket Filo, pret të dalë përfundimi i zgjedhjeve. Por këto lëvizje hedhin dyshime, nëse këto miliona lekë do të shfrytëzohen. Rrjedhimisht firma e hedhur nga Filo është e parregullt.

Filo nuk ndalet

Të njëjtën gjë ka bërë me tenderin përmes të cilit do të blejë disa tuba. Për këtë tender ai ka vënë në dispozicion 24 milionë lekë. Tenderi në fjalë është hapur që në korrik të vitit 2022. Ndërsa, kontrata është lidhur më 21 mars të këtij viti. Pra, është ndjekur e njëjta taktikë. Filo i zvarrit kontratat që në fund të firmosë për miqtë e tij. Pasi, edhe këtë tender e ka dhënë pa garë fare. Në dokumente tregohet se vetëm firma ELEKTRO THERM” Sh.p.k, në pronësi të Migena Shamijas, ka paraqitur ofertë për këtë tender. Kaq kohë, asnjë firmë tjetër nuk ka aplikuar, për shkak të kritereve diskriminuese me të cilat është hartuar tenderi. Dhe në vend që të pezullojë procedurat, Filo e fali kontratën në mënyrë të fshehtë.

Gijotina