Sot e nesër, shira të dendur me stuhi dhe borë në zonat malore

231
Sigal

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e cila do të kushtëzojë në vendin tonë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu gjatë ditës së sotme.

E Martë, 13 prill 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore. Në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat:

Zona malore 6/17

Zona e ulët 10/18

Zona bregdetare 11/19 gradë Celcius.

Kosova, e martë, 13 prill 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 6 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 14 gradë Celcius.

E Mërkurë, 14 prill 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe bore në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore 2/11

Zona e ulët 6/14

Zona bregdetare 8/14 gradë Celcius.