Sot dita e njëzetë e grevës, gratë naftëtare të vendosura për kërkesat e tyre

396
Sigal

Greva e urisë e grave naftëtare të Ballshit shënon sot ditën e njëzetë të saj!

Gratë naftëtare vazhdojnë rezistencën e tyre në mënyrë që të marrin në fund pagat e prapambetura dhe pse jo të rinisin punën në rafineri.

Gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar dhe nuk dihet se sa do të rezistojnë në ambientet e rafinerisë.

Ata kërkojnë që kryeministri Rama të shkojë në grevë dhe të bisedojnë mirëpo kreu i shtetit është shprehur që greva si fillim duhet të mbyllet e më pas do të nisin negociatat.

Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë hyrë në një grevë urie prej 22 ditësh, ndërsa prej njëzetë ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre.

Grevistët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e nëntë muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës.

Gjendja e tyre sa vete dhe rëndohet, ndërsa ata refuzuan edhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e grevës dhe nisjen e dialogut me qeverinë, por pa zgjidhje konkrete.