Sot asfaltimi në Unazën Lindore të Tiranës, bllokohet rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe

41
Sigal

Sot nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mrëmjes do të bllokohet qarkullimi në aksin nga Rrethi i Shkozës tek Xhamia në Farkë për shkak se do të hidhet asfalti në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë që të shfrytëzojnë rrugën e vjetër deri në përfundim të asfaltimit.

“Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi  Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë”– thuhet në njoftimin e ARRSH.