Sondazhi kryqëzon Rilindjen: Drejtësia në kolaps, 83.7% nuk besojnë qeverinë

161

IDN zyrtarizon pyetësorin me shqiptarët: Besim i ulët i qytetarëve ndaj administratës, politikës dhe drejtësisë. 65%  shprehen kundër Reformës në Drejtësi. Prokuroria dhe gjykatat u konsideruan si institucionet më të ndikuara politikisht. Qeveria dhe bashkitë kondiserohen  jotransparente. 68.4% nuk  besojnë se  korrupsioni i zyrtarëve ndëshkohet dhe 71.6% e shqiptarëve të anketuar nuk ndihen të sigurtë në jetën e përditshme. Më shumë se gjysma e qytetarëve mendojnë se rindërtimi i la në baltë. Vetëm 16.6% marrin pjesë në konsultimin për nisma te platformat e qeverisë. Mosha 18-25 vjeç duan të emigrojnë nga Shqipëria.

Sigal

Përqindja e ulët e qytetarëve që kanë marrë pjesë në konsultimin te platformat e qeverisë, si ‘Shqipëria që duam’ , www.konsultimipublik.gov.al, hedh poshtë propagandën, se çdo nismë e maxhorancës, si legalizimi i kanabisit apo amnistia fiskale është bërë në bashkëpunim me qytetarët.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikoi Sondazhin e Opinionit Publik mbi Besimin në Qeverisje. Sondazhi zbuloi një besim të ulët të qytetarëve ndaj gjithë institucioneve shtetërore e politike në vend, si dhe tek reforma në drejtësi. Në raport thuhet se shqiptarët duan të ikin nga vendi dhe perceptimi i tyre për korrupsionin shtetëror mbetet i lartë.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve konsiderojnë qeverinë dhe bashkitë si jotransparente. Rreth 58 për qind e tyre thanë se nuk ka transparencë në vendimmarrje dhe politika gjatë anketës së nëntë të zhvilluar nga Programi i OKB-së për Zhvillim, UNDP.Tre institucionet e perceptuara si mekanizmat më efikase për llogaridhënien në vend janë Kontrolli i Lartë i Shtetit (71.1%), ndjekur nga Parlamenti (63.9%) dhe media (61.5%), Organizatat si NATO (73.2%), OKB (71.4%), dhe BE (71.3%) e ruajtën renditjen e tyre si institucionet më të besuara në Shqipëri, pavarësisht një rënieje krahasuar me vitin 2020.

Qytetarët shqiptarë vazhduan t’i perceptonin institucionet fetare (67%) si institucionet më të besuara në vend, pasuar nga institucionet arsimore (57.1%), forcat e armatosura (54.6%) dhe organizatat e shoqërisë civile (52.6%). Presidenti (23.5%), partitë politike (26.4%), gjykatat (27.7%) dhe prokuroria (28.4%) ishin institucionet më pak të besuara në 2021.

Rreth 35% e të anketuarve besonin se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi, që si rrjedhojë 65%, pra pjesa më e madhe besojnë të kundërtën.

Gjatë vitit 2021, një në katër qytetarë besonte se informacioni që jepej nga mediat në Shqipëri ishte i saktë, apo i vërtetë.

Në lidhje me emigrimin, arsyet kryesore për largimin drejt një shteti tjetër ishin, faktorët ekonomikë; dëshira për një jetë më të mirë, pasuar nga qeverisja e keqe, korrupsioni, apo mungesa e drejtësisë dhe nevoja për një arsim më të mirë. Arsye të tjera më pak të përmendura ishin siguria dhe krimi, bashkimi familjar me anëtarë të familjes që jetojnë jashtë vendit dhe shërbime më të mira shëndetësore.

Anketa është zhvilluar vjeshtën e 2021 në 61 bashkitë e vendit dhe në të kanë marrë pjesë 2500 qytetarë.

Korrupsioni dhe institucionet publike

– 83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje të tillë.

Pesë institucionet që u renditën si më të korruptuarat në 2021 ishin gjyqësori, ndjekur nga institucionet e kujdesit shëndetësor, administrata publike, institucionet vendore dhe policia.

-68.4% e qytetarëve nuk kishin besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, ndërkohë që 59.3% nuk kishin besim në ndjekjen efektive penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të ulët.

-11% e të anketuarve kishin qenë dëshmitarë të rasteve të korrupsionit në nivel qeverisjeje qendrore dhe 18.5% në qeverisjen vendore.

-29.4% e qytetarëve që kishin marrë një shërbim nga qeveria vendore në 2021 (N=1672) raportuan se i kishin paguar ryshfet një zyrtari publik të këtij niveli.

– 34.6% e qytetarëve, që kishin marrë një shërbim nga qeveria qendrore në 2021 (N=973), raportuan se i kishin paguar ryshfet një zyrtari publik të këtij niveli.

Interesat politike në agjendën e institucioneve

Prokuroria dhe gjykatat u konsideruan si institucionet më shumë të ndikuara politikisht. Ndërkohë, institucionet fetare u perceptuan si institucionet më pak të ndikuara politikisht. 69.6% e të anketuarve në këtë sondazh raportuan se institucionet fetare ishin institucionet më pak të ndikuara politikisht. Pas institucioneve fetare, institucionet që u konsideruan si më të pavarurat nga ndikimi politik ishin organizatat e shoqërisë civile (49.4%), forcat e armatosura (44.5%), institucionet e arsimit publik (40%), dhe institucionet e kujdesit shëndetësor (36.3%).Prokuroria dhe gjykatat u perceptuan si institucionet më të ndikuara politikisht. 48.3% e pjesëmarrësve në sondazh e konsideronin prokurorinë si shumë të ndikuar (20.2%) ose jashtëzakonisht të ndikuar (37.4%) nga interesat politike.Vetëm 22.4% e të anketuarve e konsideronin prokurorinë si aspak të ndikuar apo pak të ndikuar nga interesat politike. 49.1% e të anketuarve i konsideronin gjykatat si jashtëzakonisht të ndikuara ose shumë të ndikuara nga interesat politike. Vetëm 22.3% e pjesëmarrësve në sondazh mendonin se gjykatat nuk janë aspak të ndikuara ose pak të ndikuara nga interesat politike.

Prokuroria dhe gjykatat u konsideruan si institucionet më shumë të ndikuara politikisht. Rreth 35% e të anketuarve besonin se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi, që si rrjedhojë 65%, pra pjesa më e madhe besojnë të kundërtën.


Ndikimi i interesave politike

Prokuroria (48.3%) dhe gjykatat (49.1%) konsiderohen si institucionet më shumë të ndikuara politikisht. Institucionet fetare (11%) perceptohen si institucionet më pak të ndikuara politikisht.

71.6% e shqiptarëve të anketuar nuk ndihen të sigurtë në jetën e përditshme. Nxitësit kryesorë të ndjenjës së pasigurisë përfshinin kriminalitetin, problemet e shëndetit, padrejtësinë, nivelin e papunësisë.

Fatkeqësitë natyrore

Më shumë se gjysma e qytetarëve qenë të pakënaqur me nivelin e transparencës së vendimmarrjes së qeverisë qendrore (52.1%) dhe asaj vendore (52.9%) gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Po ashtu, 52.6% qenë të pakënaqur me respektin e treguar nga institucionet për të drejtat dhe liritë e njeriut gjatë po kësaj periudhe.

-Rreth gjysma e popullatës në vend qe e pakënaqur me zbatimin e programeve të rindërtimit pas tërmetit të 2019 nga qeverisja qendrore (49.2%) dhe bashkitë (50.8%).

-47.3% e shqiptarëve qenë të pakënaqur me ofrimin e shërbimeve online si alternativë për marrjen e shërbimeve gjatë pandemisë.

Perceptimet për përhapjen e korrupsionit

Shumica e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni i nivelit të lartë dhe ai i nivelit të ulët është ‘i përhapur’ dhe ‘shumë i përhapur’. 83.1% e të anketuarve raportuan se korrupsioni i nivelit të ulët është ‘i përhapur’ dhe ‘shumë i përhapur; dhe 83.7% thanë se korrupsioni i nivelit të lartë është ‘i përhapur’ dhe ‘shumë i përhapur’. Pesë institucionet të konsideruara si më të korruptuarat në 2021 ishin institucionet gjyqësore ndjekur nga institucionet e kujdesit shëndetësor, administrata publike, institucionet vendore dhe policia. Të anketuarit u pyetën për të vlerësuar përhapjen e korrupsionit të nivelit të lartë dhe atij të nivelit të ulët në një shkallë me katër pikë nga 1 (aspak i përhapur) në 4 (shumë i përhapur). U bënë krahasime mes korrupsionit të nivelit të ulët dhe atij të lartë. Shumica dërrmuese e të anketuarve (83.1%) raportuan se korrupsioni i nivelit të ulët është i përhapur ose shumë i përhapur. Ndërkohë, 15.3% raportuan se korrupsioni i nivelit të ulët nuk është i përhapur ose aspak i përhapur. Për sa i përket korrupsionit të nivelit të lartë në 2021, 83.7% e të anketuarve raportuan se ai është i përhapur ose shumë i përhapur me 14.4% të të anketuarve që raportojnë se korrupsioni i nivelit të lartë nuk është i përhapur ose aspak i përhapur.

-Pesë institucionet të konsideruara si më të korruptuarat në 2021 ishin institucionet gjyqësore ndjekur nga institucionet e kujdesit shëndetësor, administrata publike, institucionet vendore dhe policia.

-Për sa i përket korrupsionit të nivelit të lartë në 2021, 83.7% e të anketuarve raportuan se korrupsioni i zyrtarëve është i përhapur

Pasiguria për jetën

Siguria në jetën e përditshme 71.6% e shqiptarëve të anketuar nuk ndihen të sigurtë në jetën e përditshme. Të papunët, brezat e rinj, punonjësit e sektorit privat, ata pa të ardhura si dhe të anketuarit me të ardhurat më të larta prireshin më shumë për të raportuar pasiguri në jetën e përditshme. Arsyet kryesore të ndjenjës së pasigurisë ishin kriminaliteti, shëndetësia pa cilësi e standard, padrejtësia, pasiguria e vendit të punës dhe fatkeqësitë natyrore.

71.6% e shqiptarëve të anketuar nuk ndihen të sigurtë në jetën e përditshme.


Pjesëmarrja në vendimmarrje

Pëqindja e ulët e qytetarëve që kanë marrë pjesë në konsultimin te platformat e qeverisë, si ‘Shqipëria që duam’ , www.konsultimipublik.gov.al, sa  hedh poshtë propagandën, se çdo nismë e maxhorancës, si legalizimimi i kanabisit apo aministia fiskale është bërë në bashkëpunim me qytetarët. Interesi i qytetarëve për të marrë pjesë në proceset e vendimmarrjes së institucioneve publike ra edhe më shumë në 43.5% në vitin 2021 (48.6% në 2020). Për më tepër, pjesa më e madhe e qytetarëve thanë se u mungojnë mundësitë e mjaftueshme për të marrë pjesë në proceset e vendimmarrjes së institucioneve publike në vitin 2021.

Proceset e konsultimit 9.7% e shqiptarëve të anketuar thanë se ishin ftuar të merrnin pjesë në proceset e konsultimit të organizuara nga institucionet publike në nivel qendror dhe 17.8% në nivel vendor në vitin 2021. 7.4% të anketuarve kanë marrë pjesë në proceset e konsultimit të organizuara nga qeveria qendrore dhe 14.5% nga njësitë e qeverisjes vendore.

 (16.6% në 2021 kishin përdorur portalin ‘www. konsultimi publik.gov.al’ për t’u informuar ose konsultuar për projektligje apo projekt strategjitë/planet e veprimit në nivel qendror.

Paraqitja e ankesave 15.1% e të anketuarve

Kishin bërë ankesë tek institucionet publike që ofronin shërbime në 2021. Studentët dhe të anketuarit me të ardhura mbi 70,001 lekë/muaj prireshin më shumë të bënin ankesa. Të anketuarit e moshës mbi 56 vjeç dhe ata që jetojnë me të ardhura deri në 30,000 lekë/muaj ishin më pak të prirur të paraqisnin ankesa.Trajtimi i ankesave të qytetarëve nga institucionet në Shqipëri 26.2% e të anketuarve besojnë se institucionet i trajtojnë ankesat e qytetarëve, si rrjedhojë shumica beson se administrata nuk i merr parasysh.

Largimi nga vendbanimi aktual

Në lidhje me emigrimin, arsyet kryesore për largimin drejt një shteti tjetër ishin, faktorët ekonomikë; dëshira për një jetë më të mirë, pasuar nga qeverisja e keqe, korrupsioni, apo mungesa e drejtësisë dhe nevoja për një arsim më të mirë. Arsye të tjera më pak të përmendura ishin siguria dhe krimi, bashkimi familjar me anëtarë të familjes që jetojnë jashtë vendit dhe shërbime më të mira shëndetësore.41% e qytetarëve shqiptarë shprehën dëshirën për të shkuar në një shtet tjetër në 2021. Përqindja e atyre që duan të lëvizin brenda vendit ishte 4% në 2021.

Të anketuarit e grupmoshës 18-25 vjeç, veçanërisht studentët, ata me diplomë universitare dhe ata të punësuar në sektorin privat prireshin më shumë të shprehnin dëshirën në 2021 për t’u larguar nga Shqipëria.

Shërbimet publike

Tendencat vjetore të kënaqshmërisë me ofrimin e shërbimeve publike, 2016–2021. Vihet re se nga viti 2016 deri më 2021ka ardhur duke u rritur pakënaqësia e qytetarëve ndaj shërbimeve publike. Kjo përfshin instiucionet si gjendja civile, sigurimet shoqërore, hipoteka, zyrat e punësimit dhe ato të lejeve të ndërtimit morën vlerësimet më të mira që nga përfshirja e tyre në sondazh.

Vihet re se nga viti 2016 deri më 2021ka ardhur duke u rritur pakënaqësia e qytetarëve ndaj shërbimeve publike, si hipoteka, gjendja civile etj.,