Engjëll Musai: Sigurinë kombëtare e dorzuat,“tani  tymosni nga një cigare hashash”

139
Sigal


Speciale nga Engjëll Musai/ Situata e rëndë pas sulmeve kriminale kibernetike dhe paralajmërimi i prokurorisë për nisje hetimesh ndaj medias. Patronazhistët e partisë jo vetëm që nuk u hetuan por u punësuan në vendet më të mira, me rroga të mëdha dhe u konsideruar si heronj gjatë fushatës elektorale. Sistemet e mbrojtjes sonë kibernetike dyshohet se janë ndërtuar jo me kompani të specializuara ndërkombëtare, por nga ato të lidhura me politikën aq sa 87% të fondeve i kanë marrë vetëm 3 kompani. Pse u hesht për targat, IT, pagat dhe si shpëtoi sistemi bankar dhe depozitat, pasi bankat nuk pranuan ti dorzojnë të dhënat tek e-albania.

Sistemet e mbrojtjes sonë kibernetike dyshohet se janë ndërtuar jo me kompani të specializuara ndërkombëtare, por me kompani të lidhura ngushtë me politikën aq sa 87% të fondeve i kanë marrë vetëm 3 kompani, dhe janë shpenzuar 197 milionë euro për blerjen dhe ndërtimin e sistemeve nga kompani vendase…

Deklarata e prokurorisë dhe njoftimi zyrtar nga organet e policisë, AMA dhe AKEP që media të ndalojë publikimin e çdo të dhënë të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, që ka goditur të dhënat në sistemin shtetëror të Shqipërisë, pasi përbën sekret shtetëror, për nga mënyra se si është formuluar dhe konceptuar, duket si një “trakt” i përgatitur nga militantët patronazhistë të partisë dhe jo nga një organ i specializuar. Sigurisht që interesi kombëtar dhe Atdheu është mbi këdo dhe mbi gjithçka, por a janë kaq atdhetarë këta drejtues të oligarkisë politike, pjesë e institucioneve të pavarura me interesat kombëtare? Sigurisht që jo!

“Patronazhistët e parties, jo vetëm që nuk u ndëshkuan, por janë të punësuar në vendet më të mira me rroga të mëdha dhe një pjesë e tyre janë pajisur vetëm me karta bankare dhe tërheqin paratë. Por asnjëri prej tyre nuk u ndëshkua…”

Vendimi i prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, për shkak të fillimit të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022 , për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike dhe sistemet kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” do kishte një vlerë të veçantë dhe do të kërkonte padyshim edhe mbështetjen e cilitdo individ, subjekt fizik apo juridik në Shqipëri dhe kudo në botë, nëse vetë organet e hetimit nuk do të ishin bërë pjesë e lojës politike dhe elektorale që në momentin kur u publikuan të dhënat e qytetarëve dhe bizneseve, si targat, kartat e identitetit, të dhënat personale dhe bindjet politike të shoqëruar në krahë me emrin e patronazhistit, të dhënat e bizneseve dhe sigurinë e këtyre bizneseve. Sigurinë personale të jetës, por edhe familjeve të tyre. Ndaj vendimi dhe paralajmërimi kërcënues për nisje hetimesh ndaj medias, përbëjnë kërcënim për lirinë e informimit dhe krijojnë premisë të fortë për censurim dhe vetëcensurë në realitetin e demokracisë së brishtë. Ky paralajmërim kërcënues ndaj gazetarëve kërkon më shumë të mos dalin lidhjet e zyrtarëve me krimin, pazaret e pista dhe kompromentimi i nënpunësve dhe funksionarëve të botës së krimit me këta zyrtarë. Personalisht i bashkohem opininit zyrtar  për hallin në të cilin është katandisur vendi dhe gropën e madhe në të cilën na kanë zhytur të paaftët, të korruptuarit dhe mjeranët, që paguhen me taksat e mia dhe qytetarëve shqiptar, por nuk jam kurrë dakort për heshtjen e institucioneve të specializuara që kujtohen si “kofini pas të vjelave” të vënë alarmin pasi është djegur shtëpia jonë e përbashkët me emrin Shqipëri dhe Atdheut tonë të vuajtur po i shemben trarët e djegur nga flakët e korrupsionit qeveritar. Po mirë more zotërinj të prokurorisë, policisë, AMA-s ,AKEP-it ku ishit ju sot e 1 vit e gjysëm më parë kur dolën sheshit dhe në çdo media televizive, online dhe gazeta këto të dhëna? Apo për interesa politike, elektorale dhe presion ndaj votës për numrat në parlament heshtët dhe u bëtë bashkë me politikën dhe krimin?! Dhe sot jemi katandisur në një det të menderosur dhe shikojmë pasojat e shtetit të çorganizuar, çarmatosur ose siç thotë një fjalë e urtë popullore “ të dhjerë, por krenar”. Organet e hetimit, AMA-n ,AKEP dhe institucionet e tjera të sigurisë kombëtare i paguajnë taksapaguesit me paga sa 10 pensione. Dhe i paguajmë për të qenë të sigurtë dhe jo që të jenë ushtarë të Partisë dhe dezertor të interesave kombëtare. Ja këto janë ato që duhej të bënin organet e specializuara dhe jo të kujtohen tani t’u mbyllin gojën mediave për lajmin, analizat dhe informacionin për publikun.

“Vendi është bërë han pa porta dhe këtu hyjnë agjentë të dyfishtë sikurse ai i FBI-së, që punonte për llogari të Rusisë dhe çuditërisht ishte dhe miku i qeverisë. Vjen gjeneral Lisi nga Italia, blen bregdetin shqiptar, i lidhur me ish-Ministrin e Brendshëm, por edhe me trafikantët e drogës dhe përsëri heshtje varri. Por qeveria lan duart dhe kërkon ta bëjë dalje, edhe pse e ka joshur me prona, pasuri dhe paratë e qytetarëve shqiptarë.”

Na kanë dhjerë …por me etikë !

Meqenëse qeveria pas “Këshillimit Kombëtar” të organizuar online nga vetë qeveria, propozoi ligjin për Kanabisin, pavarësisht se gjasat tregojnë se duke qenë sistemi i hakeruar, rezultati mund të jetë edhe i falsifikuar, ndaj deri sa të sqarohet kjo situatë bashkë me rënien e platformës e-Albania,  merrni dhe tymosni nga një cigare Hashash që të humbisni mendjen për hallet dhe problemet që kanë mbërthyer vendin “brinjë më brinjë”… Po ç’u bë me patronazhistët ? Patronazhistët e partisë jo vetëm që nuk u ndëshkuan, por janë të punësuar në vendet më të mira me rroga të mëdha, dhe një pjesë e tyre janë pajisur vetëm me karta bankare dhe tërheqin paratë. Por asnjëri prej tyre nuk u ndëshkua. Madje edhe Komisioneri për të Drejtat e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale jo vetëm që ka heshtur, por edhe u ka kërkuar mediave që të mos ushtrojnë presion ndaj patronazhistëve. Dhe kjo ka një arsye, sepse për ushtarët: ” Partia është më e rëndsishme se Shqipëria. Tani që Atdheu ka shkuar në greminë, të na rrojë Partia! Vendi është bërë han pa porta dhe këtu hyjnë agjentë të dyfishtë sikurse ai i FBI-së që punonte për llogari të Rusisë dhe çuditërisht ishte dhe miku i qeverisë. Por qeveria lan duart dhe kërkon ta bëjë dalje, edhe pse e ka joshur me prona, pasuri dhe paratë e qytetarëve shqiptarë. Vjen gjeneral Lisi nga Italia, blen bregdetin shqiptar, i lidhur me ish-Ministrin e Brendshëm, por edhe me trafikantët e drogës dhe përsëri heshtje varri. Kryeministri i bën presion bankave ndërkombëtare në Tiranë që t’i çojnë të dhënat tek AKSHI dhe t’i kryejnë veprimet me e-Albanian, por ata si profesionistë paralajmëruan largimin nga Shqipëria. O zot çfarë masakre dhe çfarë kaosi do kishte ndodhur nëse bankat do kishin zbatuar urdhërin e krryeministrit Rama nëse i depozitonin të dhënat në e-Albania?! Hakerat do kishin trasferuar të gjitha paratë jashtë vendit dhe do ishim shkrumbuar. Ish ministri i Drejtësisë, avokat i bankave më të mëdha në Shqipëri deklaroi vetëm 24 orë më parë se: “ Sistemet e mbrojtjes sonë kibernetike dyshohet se janë ndërtuar jo me kompani të specializuara ndërkombëtare, por me kompani të lidhura ngushtë me politikën aq sa 87% të fondeve i kanë marrë vetëm 3 kompani, dhe janë shpenzuar 197 milionë euro për blerjen dhe ndërtimin e sistemeve nga kompani vendase”. Pra kush janë këto kompani vendase ? A është e vërtetë se njëra prej tyre flitet se është e ish-ministrit Beqaj? Ja këto duhet të hetojë dhe të kishte hetuar Prokuroria dhe institucionet e tjera ligjzbatuese në vend. Po drejtuesit e AKSHI-t, përse nuk janë marrë nën hetim?

“Kryeministri i bën presion bankave ndërkombëtare në Tiranë, që t’i çojnë të dhënat tek AKSHI dhe t’i kryejnë veprimet me e-Albanian, por ata si profesionistë paralajmëruan largimin nga Shqipëria. O zot çfarë masakre dhe çfarë kaosi do kishte ndodhur nëse bankat do kishin zbatuar urdhërin e krryeministrit Rama, nëse i depozitonin të dhënat në e-Albania?! Hakerat do kishin trasferuar të gjitha paratë jashtë vendit dhe do ishim shkrumbuar.”

A e kuptoni që situata është alarmante dhe po diskutohet shpërbërja e Shtetit dhe Shqipërisë?! Dhe ju na thoni mos kritikoni këta batakçinjë, që po zhdukin nga harta Atdheun tonë të shtrenjtë, që e kemi mbrojtur dhe ngritur brez pas brezi me gjak e sakrifica sot e 2020 vjet më parë. Prokuroria duhet të hetojë edhe arsye të tjera të lidhjes së brendshme të zyrtarëve me oligarkët: pse jo edhe me grupet kriminale, që mund të kenë lidhje me hakeruesit. Kjo pasi do tentohet të zhduken dokumentat e trojeve, pronave, tenderave, PPP-ve, diplomave false, kontrabandës, dosjeve kriminale dhe atyre të trafiqeve si dhe çdo lloj grabitje në sektorin ekonomik dhe financiar. Fakti që kryeministri Rama deklaroi se nuk ka asnjë rrjedhje të të dhënave të rëndsishme, na del një gënjeshtër dhe pikërisht ky duhet të jetë objekti i vërtetë i organeve të hetimit, prokurorisë, policisë, AMA-s ,AKEP dhe institucioneve të tjera që nga Parlamenti dhe ai i Sigurisë Kombëtare.