Skender Karriqi: Bashkia Librazhd nderon me titullin e lartë; “Qyetar Nderi” kardiologun e njohur, Prof. Dr. Idriz Balla

124
Sigal

Më dt. 30.09.2023 Bashkia Librazhd nderoi me titullin e lartë “Qytetar Nderi” prof. Dr. “Idriz Balla, djalin e Çermenikës, një ndër figurat e njohura të kardiologjisë shqiptare. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e pallatit të Kulturës “Sadi Halili”, në prani të shumë qytetarëve të Librazhdit, që e njihnin drejtpërdrejt prof.dr. Idriz Balla, familjarëve, kolegëve të tij, mësuesve dhe shumë miqve nga Titana. Me këtë rast Shtëpia e Kulturës Sadi Halili shfaqi një videomontazh nga jeta dhe puna e dr. Idriz Balla si dhe një koncert me këngë dhe valle të zonës. Ishte e pranishme në këtë akt qytetar nderimi edhe prefektja e Qakrut Elbasan znj. Majlinda Peza. Përshëndetjet e bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve e bënë më konkret aktivitetin duke e pasuruar atë me fakte e detaje nga jeta dhe puna e dr. Idriz Ballës, si mjek kardiolog në repartin e reanimacionit, në shpëtim të shumë jetëv të qytetarëve në nevojë. Në fund Kryetari i Bashkisë Librazhd z. Mariglen Disha ftoi dr. Idris Balla dhe në një atmosferë të ndezur duartrokitjesh  dhe mirënjohjeje i akordoi atij medaljen e titullit:” Qytetar Nderi” me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për shërbimin ndaj qytetarëve të Librazhdit e më gjerë si dhe kontribute të larta në zhvillimin e mjekësisë”. Në fund, për të ndeuar pjesëmarrësit, u shtrua një kokteil, ku shumë qytetarë dhe miq të prof. dr. Idriz Ballës patën rastit të trokasin me të gotat e urimit, duke i shprehur drejtpërdrejt respektin dhe mirënjohjen.

                                     ***

Prof.dr.Idriz Faik Balla lindi në Orenjë të Librazhdi në 26.06.1951 Ai ështëë fmija i parë i dy prindërve të mrekullueshëm, të thjeshtë, të dashur dhe shumë mikpritës. Është i martuar me inxhinieren Elda, së cilës ia dedikon aq shumë karrierën e tij profesionale. Sot dr. Idrizi dhe ing Elda janë gjyshër dhe shijojnë ëmbëlsisht e plot dashuri këtë status të bukur familjar, me nipër e mbesa. Mësimet e para i mori në shkollën 8-vjeçare Gurrë-Gegë. Karriera e tij si mjek ze fill në vitin e largët 1965. Në shtator të këtij viti ai niset për në Vlorë, ku do të vazhdojë studimet në Teknikumin Mjekësor “Jani Minga”, diplomohet dhe në vitin 1969 merr titullin “Ndihmësmjek”. Për 1 vit punoi me përkushtim në fshatrat e Çermenikës së tij të dashur, si ndihmësmjek, ku për herë të parë u njoh në drejtpërdrejt me profesionin e tij të ardhshëm dhe u ndesh me problemet e shumta shëndetësore, sidomos të asaj zone. Në vitin 1971 ikën përsëri nga Çermenikza për të vazhduat Fakultetim e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në vitin 1976 dhe mori titullin: “Mjek i Përgjithshëm”. Sapo diplomohet, kthehet me shumë dashuri të punojë si mjek në rrethin e Librazhdit. Tashmë ai nuk po shkone në Çermenikë. Atje njerëzit kishin dëgjuar se në qytet kishte dalë një mjek i mirë, i papërtuar, fjalëmbël dhe i përkushtuar. Ishin çermenikasit e tij të dashur që do të vinin ta takonin në Librazhd dhe do të vizitoheshin tek dr. Idriz Balla, doktori i Çermenikës, i dalluar që në hapat e para për dashurinë dhe ngrohtësinë me të cilën  ushtronte detyrën humane të Mjekut.  Në vitet 1978-1981 kryen specializimin pasuniversitar për sëmundje të brendshme dhe kardiologji në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Katedrës së Sëmundjeve të Brendshme dhe të Kardiologjisë. Pas përfundimit me sukses të specializimit, dr. Idriz Balla nuk do të kthehet më në Librazhd. Ai emërohet në Tiranë si mjek në Njësinë Koronare Intensive të Departamentit të Kirurgjisë të QSUT. Tashme ai, mjeku i palodhur dhe fjalëmbël i Librazhdit do të ishte mjeku i palodhur dhe flajëmbël i gjithë Shqipërisë. do të ishtë mjeku i palodhur i zemrës shqiptare, nëse na lejohet të shprehemi kështu, në mënyrë figurative. Në ambientet spitalore të QSUT, e cila ka qenë dhe është një qendër e madhe laboratorike praktike dhe pedadogjike për studentët e mjekësisë, veç punës intensive për mjekimin e pacientëve, dr. Idriz Balla do të gjejë kushte më se të përshtatshme edhe për thellimin e njohurive nëpërmjet punës studimire, duke e kurorëzuar punën e tij në këtë drejtim me marrjen e gradës shkencore “Doktor i shkencave” me të gjitha të drejtat dhe prerogativat që burojnë prej saj. Disertacionin i paraqitur me këtë rast nga doktoranti Idriz Balla mbante titullin: “Mjekimi i infarktit akut të miokardit me streptokinase”. Juria përbehej nga personalitetet më të njohura të fushës dhe specialitetit, me kryetar, prof. dr. Ylli Popa, i cili për shumë vitë ka qene edhe Kryetar i Akademisë së Shencave të Shqipërisëe. Që nga ky moment, kur është fjala për dr. Idriz Ballën, kemi të bëjmë edhe me shkencëtarin, autorin e dhjetra studimeve dhe artikujve në literaturën mjekësore shqipatre dhe të huaj, ku bëhet flalë për mjekimin sa më efikas të sëmundjeve të zemrës, këtij organi jetik të trupit tonë. Rezultat i kësaj punë janë edhe botimi i dhjetra artikujve shkencorë në revista të huaja, i referateve e kumtesave në Kongrese e Simpoziume ndërkombëtare, puna si udhëheqës tezash në shkollën pasuniversitare, reçensione dhe oponenca për disertacione, doktorata e monografi. Vetëm me titujt e artikujve, referateve, kumtesave, mikrotezave e tezave, ku Dr. Idriz Balla ka udhëqur, studentët, zënë 11 faqe të plota, me të dhena të detajuara referenciale. Bibliografia e gjerë dhe e vlerësuar si literaturë referenciale nga studiuesit e rinj do të çonte në suksesin tjetër të kualifikimit të dr. Idriz Ballës. Në vitin 2005 ai do të titullohet: “Mjeshtër kërkimesh”, një titull i merituar ky për punën e mirëfilltë kërkimore shkencore dhe, më pas, në vitin 2011, do të titullohet me titullin e lartë shkencor “Profesor”. Nuk janë gradat dhe titujt qëllimi në vetvete që e motivojnë dr. Idriz Ballën. Përkushtimi ndaj shëndetit të njerëzve, humanizmi në thelb të etikës së mjekut, e çojnë atë natyrshëm drej majave më të larta të kualifikimit. Shkencor. Kur lexon të dhëna biografike për punën dhe aktivitetin e dr. Idriz Ballës apo shfleton albumin e tij fotografik, ve re se mentorët dhe bashkëpunëtorët e tij janë emra të shquar të fushës dhe specialitetit si: Prof Ylli Popa, prof Anesti Kondili, (ndër emrat më të hasur në listën e mentorëve dhe bashkëpunëtorëve), prof. Sabit Brokaj, prof. Dine Abazaj, prof Artan Deljana, prof. Pandeli Çina, Prof. Ozekin Oto, prof Ashar Kimiki. dr Artur Gaçe, dr. Gazmend Bardhaj e shumë e shumë të tjerë. Me ata ai ruan korrespondencë, konsultohet, ndan shqetësime profesionale, ndan kujtime të bukura të kalimit të vështirësive në punën e vështirë, por aq të bukur të mjekut. Banorët e Librazhdit gjithmonë kanë patur dhe do të kenë një derë të çelur, një dorë të ngrohtë, një njeri të dashur që i priste dhe do t’i presë në mënyrë të veçantë, në dyert e spitalit ku i çon nevoja, kanë patur dhe do të kenë djalin e tyre ky mishërohen vlerat më të mira të traditave çermenikase: kanë patur dhe do të kenë djalin që i bën krenarë ata, çermenikasit me histori… 14-Nuk kishte se si të mos tërhiqte vëmendjen e Bashkisë Librazhd figura e dr, Idriz Ballës,  kaq përfaqësuese në fushën e mjekësisë dhe të vleravë qytetare. Ndaj Këshilli i Bashkisë Librazhd vendosi ta shpallë atë “Qytetar Nderi i Bashkisë Librazhd”. Është rasti kur qytetari, me punën e vet, me aritjet e veta, me profilin e vet si shkencëtar dhe qytetar e nderon qytetitn dhe qyteti, mbarë Çermenika, mbarë Librazhdi e më gjerë, e nderojnë doktorin tonë z. Idriz Faik Balla. E gëzofsh titullin “Qytetar Nderi” doktori i zemrës sonë!