“Skenar i përgatitur me kohë”, Berisha flet për protestën e kaosin në PD: Një betejë që nuk do ketë të sosur, sot vetëm faqja e parë

216
Sigal

Ish-kryeministri Berisha duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga protestat sic thotë ai për liri e dinjitet. Në një prononcim për mediat, tashmë nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Berisha tha se kjo ishte vetëm faqja e parë e betejës, ndërsa foli për skenare të kryedemokratit Basha me kreun e qeverisë për mbrojtjen e selisë.

“Ky ishte një skenar i pregatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve. Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD vec me pengun e Ramës, Lul Brava.

Në këtë kontekst kjo është një betejë që nuk do ketë të sosur dhe ju grantoj se kjo që patë sot, është vetëm faqja e parë e saj. Janë shqiptarët e lirisë Ata që mendojnë se do u mbahen pengje për të shtypur vullnetin e tyre gabohen rëndë. Janë populli i refendumit të lirisë. Janë qyqetarët që kthyen votën e lirë. Sot shqiptarët panë fytrën e veërtetë të Lul Pengut,. U mbrojt me metodat më banditeske.

Miqtë e mi një mirënjohje ndaj qytetarëve që sot bënë historinë me protestën e tyre. Kjo është vetëm faqja e parë e qëndresës për liri, dinjitet njerëzor por edhe shoqëror. Shoqëria shqiptare meriton votën e lirë, një qeveri të dalë nga vota e lirë, do të clirohet nga këta qytetarë të lirë, si forma më e shëmtuar e diktaturës.

të vazhdojmë marshimin pa u përkulur. Përdori sot të gjithë mjetet kreu i meduzës për të shpëtuar Lul Bravën, po është e kotë. Lul Brava është një kufomë politike e pakallur. Në protestë jemi.” u shpreh Berisha.