LIVE/ Turma i drejtohet Kryeministrisë, Berisha: Narkoqeveria e narkoopozita janë e njëjta gjë, jemi të pamposhtur!

205
Sigal

Pas shpërndarjes nga RENEA e FNSH, turma e protestuesve është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke ju drejtuar Kryeministrisë.

Turma udhëhiqet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili vijon të mbajë në hundë maskën kundër gaz.

“Për fatin më të zi të këtij vendi, narkoqeveria dhe narkoopozita janë e njëjta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju, vigane në këmbë, që u paraqit në protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të dhunës. Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë”, tha Berisha.

Protestuesit tentuan të hynin në selinë e PD, duke shkatërruar e shqyer dyert e dritaret e selisë. PD kërkoi ndërhyrjen e policisë, FNSH dhe RENEA, të cilët shpërndanë turmën me gaz lotsjellës dhe ujë.