“S’kemi më moshë për të ndërtuar shtëpi”/ Të moshuarit në Bubq apel mes lotësh: Ishalla vë dorë shteti

419
Sigal

Bubqi është një nga zonat ,e cila u prek nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryefamiljari Xhemali 65 vjeç dhe e zonja e shtëpisë Sanija 64 vjeç, që jeton në këtë zonë shprehet se po jetojnë në kushte të vështira dhe se askush nuk ka bërë diçka për ti ndihmuar.Ato po e përballojnë këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhen vëtëm më pensionin e kooperativës.

“Është shumë e vështirë. Kërkojmë ndihmë. Ishalla vë dorë shteti. Ne nuk kemi më moshë për të ndërtuar shtëpinë, na kanë thënë që është e pabanueshme, por nuk po shohim asgjë. Nuk jemi në gjendje për të ndërtuar”, thonë mes lotësh të moshuarit për abc news.

“Shumë e vështirë, uji ka hyrë brenda, na janë lagur të gjithë rrobat”, tregon e moshuara.

Mes lotësh 64-vjeçarja i bën apel shtetit që të paktën t’u siguroje një strehë për të futur kokën.

“I lutem shtetit ishalla vë dorën në zemër, të mos na lënë në këtë situatë. Duam diçka sa të fusim kokën, mos na lenë në këtë situatë, të mos flemë në çadër”, thotë e moshuara Sanije Xhaferri.

Prej 26 nëntorit familja me 6 anëtarë jeton në çadër, ku i ftohti dhe lagështira e vështirëson më tej jetesën e tyre.