Skandaloze/ Jeton në barakë, fatura e dritave dhe ujit i shkon deri në 80 mijë lek të vjetra në muaj

287
Sigal

Kontjana Kuçi nëpërmjet një statusi në Facebook ka denoncuar një super skandal ku Ilir Fili edhe pse jeton në kushte ekstreme varfërie, në një barakë fatura e dritave dhe ujit i shkon deri në 80 mijë lekë të vjetra.

Kjo tregon edhe një herë anën çnjerëzore të rilindjes, që nuk do të ja dijë se në çfarë gjendje ndodhesh vetëm të zhyt akoma më shumë.

Zoti Fili shprehet se atij nuk vijnë asnjëherë fatura.

Statusi i saj:

SKANDAL/ Z. Ilir Fili nga fshati Gjuricaj, që qarkun e Durrësit, jeton në varfëri ekstreme, pa banesë, vetëm në barake dhe me një llambë për ndriçim. Ndihma e vetme që ka vjen nga një organizatë e huaj bamirësie ndërsa shteti ynë e ka zhytur edhe më thellë në varfëri me fatura të kripura të ujit dhe fatura të energjisë deri në 80 mijë lekë të vjetra.

Kjo është çnjerëzore. “Rilindja” e pamëshirshme. Vendos fatura të larta ndaj banorëve me dëmtime nga tërmeti që jetojnë në baraka.