Skandali, Veliaj nuk nderon Dëshmorët e Kombit, lë kurorën e luleve në derën e Varrezave

1142
Sigal

Në ditën e Dëshmorëve, krerët e shtetit shqiptar kanë bërë nderime në varrezat e Dëshmorëve të   Kombit si dhe kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Por ndërsa Presidenti Meta, kryetari i Kuvendit Ruçi dhe kryeministri Edi Rama janë përkulur me nderim para monumentit, në këtë ditë të shënuar nuk ka munguar një incident i rëndë.

Kurorat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, janë lënë në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve.

Në mënyrë skandaloze dhe e pa ndodhur më parë kjo është një shprehje totale e mungesës së respektit ndaj atyre që kanë dhënë jetën për vendin.

Madje mësohet se as kryetari i Bashkisë nuk ishte prezent, duke e thelluar edhe më tej skandalin dhe duke i lënë kurorat sikur po i dërgonte në një vend pa vlerë.