(Skandali) Polici që vrau Klodianin ishte droguar me kokainë, e rrahu dhe e qëlloi / Denoncimi i Kreshnik Spahiut

414
Sigal

Kreshnik Spahiu ka bërë një denoncim tepër të fortë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë se nga infomacione konfidenciale ka mësuar se efektivi Hajdaraj kishte konsumuar kokainë gjatë detyrës.

Ai shprehet se Hajdaraj ka qenë nën efektin e kokainës teksa e ka dhunuar, rrahur dhe më pas e ka qëlluar pas shpine 25-vjeçarin.

Sipas Spahiut, ky fakt është fshehur qëllimisht, ndërsa i bën thirrje prokurorisë t’i kryejë testin e drogës efektivit.

Postimi i Spahiut në Facebook:

DENONCIM: Polici që vrau Klodian Rashën duhet ti nënshstrohet “testit të drogës”.

Nga informacione kofidenciale autori i krimit ka qënë duke konsumuar lëndë narkotoke gjatë kryerjes shërbimit policor. Gjatë kryerjes së vrasjes polici ka qenë nën efektet e kokainës dhe ka kapërcyer çdo limit në pordorimin e armës duke e goditur, rrahur dhe duke e qëlluat pas shpine me plumb.

Ky fajt është fshehur qëllimisht për të shmangur një skandal në nivelet shtetrore.

Prokuroria duhet menjëherë të kryej testin dhe të denoncoj publikisht faktin e papranushësm që policia e shtetit konsumon lëndë narkotike.

Informacioni është kofidencial dhe i provuar në dy burime.

Me pak fjalë policia bëhet “DRU” në krye të detyrës!

Kjo është rrethanë rënduese dhe dy fishon dënimin me burg