Protesta 3 po afron / 900 efektivë vendosen tek Kryeministria, policia forcon masat

284
Sigal

Siç është paralajmëruar protesta e sotme do të nisë nga Kryeministria. Qytetarët duket se nuk do të ndalen në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje me armë nga një punonjës policie. Tubimi është paralajmëruar që të nisë në orën 18:00.

Protestuesit kërkojnë tani largimin e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut pas dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj. Në terren ditën e sotme do të ketë më shumë forca policie, krahasuar me një ditë më parë. Konkretisht, për t’ju paraprirë çdo lloj situate, në terren do të jenë 900 punonjës policie.

Kujtojmë se dje për 4 orë qytetarë të shumtë u grumbulluan në pika të ndryshme të qendrës së Tiranës ku thyen xhama apo qëlluan institucionet kryesore në Bulevard, si dhe prishën disa sinjalistika rrugore apo reklama në rrugë. Po ashtu, ata në shenjë inati kundër qeverisë, bllokuan rrugët dhe iu vunë flakën disa kazanëve me mbeturina.