Skandali me inceneratorin/ Gazetari: Ajo firmë të çon direkt në burg

61
Sigal

Bashkia e Durrësit do i akordojë plot 45 milionë euro biznesmenit kontrovers Klodian Zoto për të transferuar mbetjet në inceneratorin e Sharrës për 15 vitet e ardhshme.

Skandali u raportua një ditë më parë nga SYRI TV.

Sipas gazetarit Klodian Tomorri, kushdo që firmos një gjë të tillë, do të shkojë direkt në burg.

“Ai zyrtari i Bashkisë së Durrësit që do të firmosë vendimin për të transferuar plehrat e Durrësit pa garë tek inceneratori i Tiranës duhet t’i bëjë llogaritë mirë. Ajo firmë të çon automatikisht në burg. Direkt.

Nuk ka gjykatë që të shpëton nga kjo. Edhe vetë Edi Rama po ta firmosë atë vendim, nuk shpëton dot. Pse mendoni se nuk e bëjnë me vendim qeverie apo me procedurë në Ministrinë e Infrastrukturës?

Do e bëni me firmë kryetari, do e bëni me vendim Këshilli Bashkiak, nuk ka rëndësi. Kushdo që do jetë pjesë e vendimmarrjes nuk duhet t’i hyjë valles pa të paktën 5 milionë euro. Çdo çmim tjetër më poshtë është të biesh dëshmor në emër të Partisë.

Se në fund të fundit kjo është çështje trade-offi. Nuk shitet dita e burgut për më pak se 1 mijë euro. Se një dhjetëvjeçar brenda është i garantuar aty me atë firmë.

Kjo ishte këshillë miqësore e pakërkuar. Por ju bëni si të dini vetë. Se njeriu mund ta bëjë dhe për idealizëm. Dakord jam dhe me këtë. Historia ka plot raste kur njerëzit kanë dhënë dhe jetën në emër të Partisë. Respekt maksimal për ata që janë aq idealistë. Por këtu janë shumë lekë në loje ndaj,” shkruan ai.