SKANDALI/ Mbaron fondi në spitalin e Elbasanit, qytetarët bëjnë analizat në privat: Jemi zhytur në borxhe!

106
Sigal

Që kur hyri në fuqi kontrata me Partneritet Publik -Privat e shërbimit laboratorik në spitalet publike, mjekët dhe infermierët janë në presion për sasinë dhe llojin e analizave, të cilat tashmë kanë një kosto tjetër pasi kryhen nga një kompani private që ka marrë shërbimin me koncesion PPP.

Mjekët në Qendrën Spitalore më të madhe në vend “Nënë Tereza” por edhe në spitalet e rretheve nën zë kanë pranuar për mediat gjithmonë se janë në presion për të autorizuar me pak analiza, por kjo pengon vëzhgimin e ecurisë së pacienteve dhe aplikimin e mjekimeve.

Në një kohë që stafet mjekësore janë në presionin e administratorëve që të autorizojnë sa më pak analiza, kompania “Laboratory Netëork” që ofron shërbimin laboratorik raportoi norma fitimi të larta për tregun shqiptar, duke arritur në 1.3 miliardë lekë në vitin 2021 sipas QKB, ndërsa fitimi para taksave ishte 233 milionë lekë.

Koncesioni në fjalë duket se po i rëndon frikshëm xhepat e qytetarëve dhe rasti më i fundit që provon dështimin e marrëveshjes PPP në shëndetësi, është Elbasani, ku në laboratorin qëndrorë është ndërprerë shërbimi.

Nga vëzhgimi në terren mëson se qytetarët nuk mund të kryejnë analizat e nevojshme deri në datën 3 Prill, pasi ka përfunduar fondi i përcaktuar dhe nuk është rinovuar ende.

Marrëveshja e Ministrisë së Shëndetësisë me koncesionarin që kryen analizat mjekësore ka një numër të përcaktuar analizash dhe sipas konstatimit të Euroneës Albania, në 2 javët e para të Marsit, në poliklinikën e Elbasanit janë ezauruar të gjithë kuotat për kryerjen e analizave për këtë muaj.

Në këto kushte, për gjysmën tjetër të muajit qytetarët duhet t’i drejtohen privatit, por kjo sipas tyre i bën kostot të jenë të papërballueshme.

Pensionistët paguajnë pare në privat. Është e papërballueshme se 110 mijë lekë pension merr”, u shpreh një qytetar.

Me thënë të drejtën gjithmonë i kam marr borxh i kam bërë te privati, do mbytesh në borxh deri ne fyt plus ilaçe”, tha një tjetër.

Mungesa e materialeve në laboratore ka shkaktuar radha të gjata të qytetarëve që presin për të kryer analizat.

“Po, janë të mbyllura, na thanë prisni prillin, është e papërballueshme, është 4-fish, 3-fish më shumë”, theksoi një i moshuar.

Rastet kur analizat kryhen janë ato emergjente apo të pacientëve të shtruar në spital. Për këtë situate të krijuar, drejtuesit e poliklinikës në Elbasan refuzuan të flisnin, por qytetarët nënvizojnë se kjo ndodh thuajse çdo muaj të vitit.

“Nuk e dimë se punon apo s’punon se herët e tjera nuk ka punuar dhe i kemi bere ne privat, nuk është e përballueshme sepse unë e kam sëmundjen kronike”, shprehet një prej tyre.

Sigurimet shëndetësore që paguajnë qytetarët për të marrë shërbim duket se shkojnë tek koncesionari privat, i cili nuk mbulon të gjithë ditët e muajit në shërbim të kërkesave të qytetarëve për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore.