Skandali: “Bosët e plehrave” në arrati, do shijojnë edhe miliona e energjisë të landfillit deri më 2041

213
Sigal

Pasi Klodian Zoto e Mirel Mërtiri në kërkim nga drejtësia prej 7 muajsh, ‘përplanë’ 430 mln. euro të aferës së inceneratorëve, tashmë sipas koncesionit të fshehtë me miratimin ministres Balluku dhe Entit Rregullator të Energjisë, 98% të sasisë së energjisë së prodhuar nga landfilli, që u ndërtua me paratë e shqiptarëve do ta përfitojnë falas bosët e plehrave. Ndërkohë shteti do përfitojë falas vetëm 2% nga kjo sasi energjie elektrike , ndërsa 7 bashkitë dhe institucionet shtetërore do vijojnë ta blejnë

 

Sipas këtij koncesioni të fshehtë dhe sipas vendimit të Ballukut e Petrit Ahmetit të Entit Rregullator të Energjisë, shteti do përfitojë falas vetëm 2% nga kjo sasi energjie elektrike.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar për aferën e landfilleve, kryeministri Edi Rama deklaroi, se nuk ka kontakte e nuk i njeh as si fytyrë bosët Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja, dhe se impianti i Elbasanit ka kaluar 100% në pronësi të shtetit.

Mirëpo Vendimi Nr. 159, datë 17.6.2022 i Entit Rregullator të Energjisë, miratuar dhe nga ministrja e Energjisë Belinda Balluku, zbulon dy të vërteta që duhen hetuar nga SPAK, si krim ekonomik i kryer në bashkëpunim:

Impianti djegës i mbetjeve brenda landfillit të Elbasanit, nuk ka kaluar në pronësi të shtetit, por është në administrim nga grupi mafioz Zoto- Mërtiri.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku, vazhdojnë të kenë kontakte pazaresh zyrtare me bosët e landfilleve, paçka se prej 7 muajsh ata janë në arrati e në kërkim nga drejtësia.

Në vendim, thuhet se kompania “Albtek Energy Shpk” me pronare Stela Gugallja, ka bërë kërkesë me Shkresë Nr. 165, datë 10.05.2022, për miratimin e çmimit të shitjes së energjisë.

Kërkesën e ka bërë nëpërmjet firmës private përfaqësuese “Consulting SE Partners shpk”, ku vetë Stela Gugallja ka 80% pronësi, ndërsa deri më 30 janar 2019, ortak me të në 20% aksione, ishte Erton Rexhep Kaleshi, këshilltar i tre ministrave Ahmetaj, Anila Denaj e Delina Ibrahimaj.

Ministresha e Infrastrukturë- Energjisë, Belinda Balluku, me Shkresë Nr. 797/2 prot., datë 6.6.2022, i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë, të trajtojë kërkesën e bërë nga Stela Gugallja, për të caktuar çmimin e tregut të energjisë së prodhuar nga landfilli i Elbasanit.

Me Vendim Nr. 159, datë 17.6.2022, Enti Rregullator i Energjisë, ka vendosur që grupi “Zoto- Mërtiri- Gugallja”, ta shesë energjinë me çmim 5.77 lekë/Kwh, për gjithë kapacitetin e instaluar 2850 KW që ka impianti djegës.

Është vendosur, që 98% të sasisë së energjisë së prodhuar ta përfitojnë falas për 7 vitet e periudhës koncesionare të krejt landfillit (2014-2021), të cilën do ta blejnë 7 bashkitë dhe institucionet shtetërore të Qarkut Elbasan.

Këtë energji, bosët e landfillit do ta përfitojnë në vlerë të kthyer nga shteti për gjithë vitet e koncesionit, me çmim 5.77 lekë/KWh pa TVSH, paçka se djegësi u ndërtua me fondet e shtetit.

Është vendosur, që 98% të sasisë së energjisë së prodhuar ta përfitojnë falas për 7 vitet e periudhës koncesionare të krejt landfillit (2014-2021), të cilën do ta blejnë 7 bashkitë dhe institucionet shtetërore të Qarkut Elbasan.

Por ministrja Belinda Balluku, ka vendosur që grupi mafioz “Zoto- Mërtiri- Gugallja”, ta administrojnë pronësinë e energjisë së prodhuar edhe për 25 vitet e koncesionit të veçantë të Impiantit Djegës të ndërtuar brenda landfillit Elbasan, me Kontratë Nr. Nr. 4557/7, datë 31.10.2016.

Sipas këtij koncesioni të fshehtë dhe sipas vendimit të Ballukut e Petrit Ahmetit të Entit Rregullator të Energjisë, shteti do përfitojë falas vetëm 2% nga kjo sasi energjie elektrike.

Kaq mjafton, për të kuptuar se te landfilli i Elbasanit, shteti ka në pronësi vetëm sheshin e depozitimit të plehrave, ndërsa Impianti TEC Djegës që u ndërtua me fondet e shtetit, do jetë pronësi e biznes i grupit “Zoto- Mërtiri- Gugallja” deri në vitin 2041.

Të paktën, SPAK të hetojë këtë fakt: përse për çmimin e energjisë, nuk aplikoi Bashkia Elbasan që e ka në pronësi landfillin, por aplikoi për në kërkim Stela Gugalja që e ka përfunduar kontratën qysh me 12 dhjetor 2021?

Pamfleti