Një kambanë alarmi / Reforma që duhej të asgjësonte korrupsionin, e shumëfishoi atë. Arkiva e institucionit të Vlorës, skandalisht është vendosur në bodrumin e një pallati privat në Tiranë, ku mbahet bashkë me arkivën e Hipotekës së Durrësit. Kjo shënoi nga Genc Deromema edhe fundin e një mandati të mbushur me korrupsion, kaos dhe abuzim në Kadastrën e Vlorës, çka u përkthye në një pjesëmarrje tepër të ulët në votimet e djeshme për Bashkinë e qytetit
Hipoteka e Vlorës, institucioni i shkatërruar nga korrupsioni dhe papërgjegjshmëria shtetërore. Kadastër shteti apo “bankë private” korrupsioni ?!
Gazeta Telegraf
Prej muajsh “Telegraf “ kishte përcjellë shqetësimin e qytetarëve me letrat dhe imailet në redaksi, ku shprehnin pakënaqësinë dhe ndëshkimin me bojkot të PS-së së Vlorës dhe emërimeve të delfinëve të Berishës e Bashës në krye të drejtorive më të rëndësishme të shërbimeve të qytetit bregdetar , ku padyshim emri i Genc Deromemës, drejtorit të Kadastrës së Vlorës qëndronte në top-listën e më të urryerve të qytetarëve vlonjat, pavarësisht se për kë votonin. Vlora nuk e përtyp kollaj tradhëtinë dhe tradhëtarin, pavarësisht emrit dhe forcës politike që përfaqëson. Në përgjithësi ka individë që edhe preferohen, por “mostra dhe palaço cirku” si drejtuesi i Kadastrës së Vlorës, vështirë se mund t’i vijë më qytetit. Nëse opozita do ishte mobilizuar ,me siguri ajo me këtë pjesëmarrje mund t’a thyente Vlorën. Sipas sondazhit të Telegraf.al, 96 % e votuesve, gati 10% -ëshi që morën pjesë në votime, ishin punonjës të administratës, ose kishin punësuar familjarët e tyre.

Pse e bojkotoi Vlora PS dhe qëndrimet e drejtuesve të saj ?
Ka vetëm një arsye e cila lidhet më emërimet në Kadastër, legalizimet dhe emërimet e personave pa kontribute në jetën e qytetit të Vlorës ,por edhe të Partisë Socialiste për degën e Vlorës. Dhe një nga ta ishte edhe Genc Deromema. Telegraf rreth 2 muaj më parë duke marrë shkas nga një investigim i bërë në qytetin e Vlorës, paralajmëroi në një analizë se: Tani më nuk ka asnjë dyshim se sa herë që bëhen sontazhe në Shqipëri se kush janë burimet më të mëdha të përfitimeve ekonomike dhe financiare , vendin e parë e zë Hipoteka dhe drejtuesi i saj , i cili kryen në kohë rekord grabitjen e radhës dhe ikën në drejtim të paditur. Madje drejtuesi i hipotekës, për nga koha, shpejtësia, sasia, si dhe pa derdhur asnji një pikë djerse, ua kalojnë edhe pronarëve të minerave të floririt. Dhe kjo as më shumë e as më pak quhet korrupsion. Dhe viktimat e këtij korrupsioni, të cilin drejtorët e hipotekave e kanë kthyer në sistem janë të varfërit dhe pasuria publike, e cila falsifikohet dhe shitet sa hap e mbyllë sytë, mjafton që milionat të mbushin thasët e delenxhiut të radhës. I tillë ishte edhe perceptimi i qytetarëve vlonjatë për të sapo mandatuarin në krye të pasurisë së bregdetit Genc Deromema. Madje Kryeministri Rama, i cili është mjeshtër i intuitës dhe sondazheve, ndërhyri shpejt duke e shkarkuar kuçedrën “Deromema”, pasi po të kishte qëndruar edhe 1 javë më vonë në detyrë, vetëm 3% e vlonjatëve do votonin për PS-në, dhe pjesa tjetër, ndoshta nga frika e vendit të punës do shkonin në votime , por do i kishin nxjerrë të pavlefshme fletët e votimit. Dhe më mirë se kushdo Genc Deromemajn e njohin vlonjatët, i cili e ktheu Kadastrën në një qendër të pasigurisë ligjore, korrupsionit të strukturuar dhe pengesës sistematike për çdo qytetar që kërkon të ushtrojë të drejtën mbi pronën e tij. Gjatë ditës së djeshme, korespondenti i Telegraf.al për Vlorën ka pyetur dy qytetarë për se nuk kanë shkuar në votime ? Përgjigja e një zotrie dhe një zonje ishte:
Zotëria: Nuk shkojë në votime, sepse kamë 1 vit që mbaj në dorë vendimin e Gjykatës së Lartë, të formës së prerë për regjistrimin e pronës, dhe Deromema nuk ma regjistron. Më kanë kërkuar fillimisht 40 mijë euro, dhe tani u rrit vlera në 100 mijë euro. Votuam për zgjedhjet e përgjithshme dhe na thanë, ke të drejtë do i japim urgjentisht zgjidhje.
Zonja: Ju më thoni pse nuk ikën në votime ? Unë po ju them, që të vini të shikoni shtëpinë e përmbytur nga uji. Hajde më hiqni ujin që të shkojë në votime. Ja këto janë pasojat e Deromemajt për Vlorën, kusuret e së cilës, po i heqin strukturat e PS-së.
Një emër që vjen nga koncesionet dhe klientelizmi politik
Genc Deromemaj nuk është një emër i ri për aferat e ndërtimit dhe përfitimet nga pushteti. Materialet e publikuara më parë në shtyp tregojnë për përfitime të drejtpërdrejta nga qeveria e Berishës. Nga ndërtimet për familjen Basha te tenderi për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë, rikonstruksione publike të dhëna nga Bashkia e Tiranës, si dhe koncesioni për hidrocentralet e Ballenjës, i firmosur vetëm dy ditë para se Berisha të linte zyrën si Kryeministër, janë vetëm një pjesë e vogël e babëzisë së tij, pjesë e zinxhirit të përfitimeve nga pushteti.
Hipoteka e Vlorës është sot shembulli më dramatik i dështimit të reformave institucionale në Shqipëri. Ashtu siç pohojnë me dhjetëra qytetarë, avokatë dhe noterë, ky institucion nuk i ngjan më një zyre publike që i shërben qytetarit, por një strukture të rrënuar, ku sundon kaosi, korrupsioni dhe mungesa totale e përgjegjësisë.
Aksesin në këtë arkivë, të fshehur në bodrumet e Tiranës e kanë persona të paautorizuar, ndërsa arkivistët me eksperiencë janë larguar qëllimisht nga kontakti me dokumentacionin. Ndoshta kërkohet urgjentisht hetim nga organet e specializuara, për Genc Deromemën, pasi flitet se janë ndërruar pronësitë e pronave dhe rrezikohet dëmtimi i tyre nga lagështira ose nga zjarri

Reforma që duhej të asgjësonte korrupsionin, e shumëfishoi atë
Vendimi për të transferuar Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Vlorës në Tiranë, u paraqit dikur si “reformë antikorrupsion”. U tha se, duke e larguar nga qyteti, punonjësit nuk do kishin më kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe kështu do të shmangej çdo formë korrupsioni. Por sot, kjo “reformë” rezulton një farsë e madhe, një maskim i qëllimshëm që i hapi rrugë një korrupsioni edhe më të sofistikuar dhe më të pangopur: Në vend që abuzimet të pakësoheshin, ato janë shumëfishuar, në vend të transparencës, mbizotëron errësira institucionale. Por ajo që është më skandalozja ka bëjë me faktin që drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës i importuar nga Në vend që të mbyllej rruga e ryshfetit, ajo është bërë autostradë. Sekserët që supozohej të zhdukeshin, janë shtuar si kurrë më parë. Sot asnjë qytetar nuk merr shërbim pa kaluar nëpërmjet ndërmjetësve që “njohin njerëzit e duhur” dhe që kërkojnë pagesa të majme për çdo dokument.
Institucion i ndarë në tre copa
Skandali më i madh lidhet me faktin që Hipoteka e Vlorës sot nuk është më një institucion funksional. Ajo është copëtuar në tri pjesë që nuk kanë asnjë lidhje organizative midis tyre:
– Sektori i Legalizimeve ndodhet në Vlorë;
– Sektori i Hipotekës në Tiranë;
– Arkiva e institucionit, skandalisht, është vendosur në bodrumin e një pallati privat në Tiranë, ku mbahet bashkë me arkivën e Hipotekës së Durrësit.
Ky është një skandal i vërtetë me përmasa mafioze. Në këtë “bodrum anonim” hyjnë persona të paautorizuar, ku sipas burimeve, kryhen manipulime dhe falsifikime të dokumenteve të pronësisë. Ndërkohë që në çdo vend normal arkivat mbrohen si pasuri shtetërore, në Shqipëri ato janë kthyer në terren për veprimtari kriminale, veçanërisht në qytetet me problematika të mëdha pronësie si Vlora dhe Durrësi.
Drejtues pa lidhje me qytetin, që vijnë vetëm për të vjedhur
Një tjetër problem thelbësor është fakti që drejtuesit e këtij institucioni vendosen nga rrethe të tjera të vendit pa asnjë lidhje me Vlorën, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe që sipas denoncimeve të shumta, vijnë vetëm për të përfituar. Këta drejtues të përkohshëm e kanë parë gjithmonë postin si burim fitimi dhe jo si detyrë publike. Ata nuk njohin historinë e pronave të qytetit, nuk kuptojnë problematikat reale dhe nuk kanë asnjë interes për t’i zgjidhur.
Cila është zgjidhja?
E vetmja rrugëdalje për të shpëtuar Hipotekën e Vlorës është rikthimi i saj në qytetin e Vlorës, ashtu siç funksionon çdo institucion tjetër në çdo qytet të Shqipërisë.
Zyrat duhet të jenë fizikisht në Vlorë, me drejtues që vijnë nga Vlora dhe që njohin territorin, komunitetin dhe hallet e qytetarëve. Vetëm kështu mund të ketë përgjegjësi reale dhe kontroll mbi shërbimet.
Kthimi i sportelit të shërbimit publik është po ashtu domosdoshmëri
U tha se mbyllja e sporteleve do zhdukte korrupsionin, por ndodhi e kundërta: korrupsioni u rrit në mënyrë galopante. Sot qytetarët nuk kanë më as ku të trokasin, as kujt t’i ankohen.
Heshtje institucionale dhe abuzimi i pandëshkuar
Pavarësisht dhjetëra ankesave të dërguara deri te Kryeministri, Prokuroria e Posaçme, Dhoma e Avokatisë dhe Dhoma e Noterisë, askush nuk ka reaguar. Askush nuk ka marrë përgjegjësi. Qytetarët vazhdojnë të sorollaten mes Tiranës e Vlorës, të presin me muaj e vite për një dokument, dhe në fund, të detyrohen të paguajnë për t’u trajtuar.
Një kambanë alarmi: Kadastër shteti apo “bankë private” korrupsioni
Hipoteka e Vlorës është sot simboli i degradimit institucional në Shqipëri. Një sistem që është ndërtuar për të shërbyer qytetarin, është kthyer në një makineri abuzimi që i vjedh atij kohën, paratë dhe dinjitetin. Nëse qeveria dhe drejtoria qendrore vazhdojnë të mbajnë duart në xhepa, atëherë çdo reformë e ardhshme do të jetë po aq e dështuar sa kjo e sotmja. Në artikullin e radhës, do të publikohen raster konkrete me emra dhe mbiemra të personave përgjegjës, atyre që prej vitesh e kanë kthyer këtë institucion në një “bankë private” korrupsioni. Por sot, kjo është një kambanë alarmi për të gjithë: Hipoteka e Vlorës duhet të kthehet në Vlorë, përndryshe do të vazhdojë të mbetet simboli më i zi i shtetit që nuk i shërben qytetarit. Në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë nuk është rrënuar kaq rëndë koncepti i shërbimit publik sa në Kadastrën e Vlorës. Institucioni që duhet të ishte garant i së drejtës së pronës dhe i sigurisë ligjore, është shndërruar në një mekanizëm të pastër korrupsioni dhe zhvatjeje, ku qytetarët trajtohen si burim fitimi, jo si qytetarë me të drejta.
Hipoteka e Vlorës, është zhvendosur në bodrumin e një pallati privati në Tiranë
Prej disa muajsh, arkiva e Hipotekës së Vlorës, zemra dokumentare e çdo prone në qark është zhvendosur në mënyrë të paarsyeshme në bodrumin e një pallati privat. Aty, mes lagështisë, pluhurit dhe pa asnjë kontroll teknik, ndodhen dokumente që përcaktojnë pronësinë e qindra mijëra qytetarëve. Aksesin në këtë arkivë e kanë persona të paautorizuar, ndërsa arkivistët me eksperiencë janë qëllimisht larguar nga kontakti me dokumentacionin. Ndoshta kërkohet urgjentisht hetim nga organet e specializuara, pasi flitet se janë ndërruar pronësitë e pronave të shtetit dhe ato pa pronarë, të personave të ndarë nga jeta, apo me pronarë që ndodhen jashtë vendit. Kjo do të bëjë që pronat e Vlorës , zonave turistike dhe bregdetit të Jonit do e fusin qarkun në kaos, dhe fakti që qëndrojnë në bodrume do të bëjë që të përmbuten apo largqoftë të digjen. Dhe kjo katrahurë ngarkon me përgjegjësi të rëndë “batakçiun” Deromema. Ky veprim ka krijuar një kaos të plotë në funksionimin e institucionit. Më parë, një specialist jurist, inxhinier apo përpunues praktikash, mund të shkonte vetë në arkivë, të kërkonte referencën fizike të pasurisë dhe të vijonte procedurën ligjore për shitblerje, regjistrim trashëgimie, sekuestro apo garanci hipotekare. Sot, ai është i detyruar t’i bëjë një shkresë zyrtare punonjëseve të arkivës që ndodhet në bodrum, dhe pret me ditë apo javë për përgjigje. Por përgjigjja që vjen, shpesh, është e ftohtë dhe absurde: “Referenca nuk gjendet.”
Kështu, një proces që më parë zgjidhej në një ditë, sot kthehet në një rrugë pa fund
Arkivistet e reja, pa asnjë përvojë, pa përgjegjësi ligjore dhe shpesh të vendosura aty me ndërhyrje, përcaktojnë me një fjali fatin e pronës së një qytetari. Dhe pas disa tentativave të dështuara, qytetarit i mbetet vetëm një “zgjidhje”: Të paguajë. Sepse, siç dëshmojnë dhjetëra raste në Vlorë, sapo paguhet rryshfeti, referenca “gjendet” si me magji. Aty ku më parë dokumentet ishin “zhdukur”, papritur rikthehen. Aty ku dosja ishte “e humbur”, del në dritë për një “nder”. Ky është abuzimi më i pastër me pushtetin administrativ, një shkelje flagrante e ligjit dhe një poshtërim ndaj çdo qytetari që kërkon të ndjekë rrugën ligjore. Edhe më skandaloze është fakti se pagesat zyrtare të qytetarëve “digjen” pas tri përpjekjeve të dështuara, sipas humorit të një specialisti. Në vend që qytetarit t’i rikthehet pagesa për një shërbim që nuk është kryer, ai detyrohet ta bëjë pagesën nga e para, duke u kthyer në një rreth vicioz abuzimi e zhvatjeje. Kështu, shteti jo vetëm nuk e mbron qytetarin, por e ndëshkon për korrektësinë e tij. E gjithë kjo ndodh në një institucion që mbart mbi supe historinë e pronave të Vlorës, qyteti ku çdo metër tokë, çdo certifikatë pronësie, çdo kontratë është e lidhur me jetën dhe pasurinë e njerëzve. Dhe kur ky institucion shndërrohet në një treg të nëndheshëm korrupsioni, dëmtohet jo vetëm qytetari, por vetë rendi ligjor dhe besimi tek shteti.
Pasojat e Deromemës derdhën helm në votimet për Bashkinë e Vlorës
Ajo që dikur ishte një zyrë publike, u kthye në një bunkierë ku vepronin sekserët e lidhur direkt me Deromemën, ndërkohë që qytetarët sorollateshin për një certifikatë pronësie. Dhe denoncimet nuk ishin të pakta:
1) Dhoma Vendore e Avokatisë në Vlorë në muajin shtator ka bëre nje denoncim publik, duke akuzuar Genc Deromemaj për :”Shpërdorim detyre, Korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe Pengim të drejtësisë”. Në këtë denoncim publik thuhet qartë se Kadastra e Vlorës është “një vatër e keqmenaxhimit dhe abuzimit, që minon të drejtën e pronës dhe zhvillimin ekonomik të qytetit”.
2) Ndërkohë, qytetarët dhe zyrat e noterisë u bllokuan dhe nuk marrin dokumente, nuk mund të shesin, nuk mund të ndërtojnë, nuk mund të trashëgojnë. Në vend të shërbimit, ata përballen me arbitraritet, kaos dhe një sistem që funksionon vetëm për ata që “dinë kujt t’i drejtohen”.
Ndaj është koha që të shkëputemi nga padrejtësitë dhe mungesa e besimit që qytetarët kanë tek ligji, duke i treguar vendin e duke dërguar para drejtësisë Deromemën e Vlorës dhe cilindo, qen dhe qenbirqeni, zuzarë e tutkunë, edepsëzë dhe gomar, pis e palaço, dallaverexhi apo teveqel, që me dashje apo për qëllime të përfitimeve dhe korrupsionit, po ndyjnë administratën, besimin e personave që i kanë emëruar në këto poste dhe votën e qytetarëve që shpresojnë për drejtësinë e vonuar dhe të munguar. Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme në Vlorë, më e ulët në 35 vite demokraci, padyshim që ka si shkak të revoltës së heshtur edhe korrupsionin dhe maskadën me emrin “Deromemë Tapia”.






















