Gjendet një trup i pajetë në Shkodër, dyshimet e policisë

73
Sigal

Një i ri është gjetur i pajetë në një banesë të pabanuar në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20 është gjetur trupi i pajetë i 29-vjeçarit me inicialet A. D.

Dyshimet janë se i riu ka humbur jetën për shkak të një mbidoze.

Policia Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen ‘Ahmet Haxhija’, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.