S’ka traget nga Korfuzi në Sarandë

275
Sigal

Qarkullimi i trageteve në portin e Sarandës është rikthyer me kapacitete të kufizuara, kjo pasi ishte ndërprerë që prej 15 marsit të 2020. Njjë prej 8 trageteve të liçensuar për transport detar është duke udhëtuar drejt Korfuzit 2 herë në ditë por itinerari në kthim nga Korfuzi është ende i bllokuar për arsye të mungesave në dokumentacionin teknik dhe të procedurave zyrtare në portin e Korfuzit.

Hatixhe Ismaili përgjegjëse e përpunimit të anijeve dhe trageteve në portin e Sarandës, thotë se pavarësisht se qarkullimi pritet të rivendoset në të dy anët e kufirit ritmi ditor është mjaft i ulët dhe me shumë gjasa edhe në periudhën më të mirë porti nuk do jetë në gjendje të përpunojë më shumë se 1/10 e pasagjerëve të vitit 2019.

Aktualisht qarkullimi ditor është 40-50 psagjerë ndërsa tragetet kanë marrë udhëzime për të punuar me kapacitet të reduktuar për shkak të situatës së Covid-19.

Si në çdo kufi tjetër me shtetin grek, PLF dhe cerfifikata e vaksinimit janë të detyrueshme edhe për udhëtimin me traget. Ata që nuk janë vaksinuar si edhe fëmijët mbi 12 vjeç detyrohen të paraqesin test PCR Covid negativ.