Situatë kaotike në Urgjencën e Spitalit të Fierit, pesëmbëdhjetë nxënës mbërrijnë me ambulanca

375
Sigal

Situatë kaotike në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit. Pesëmbëdhjetë nxënës të shkollës “Janaq Kilica” kanë mbërritur me ambulancë në urgjencë, me probleme në frymëmarrje. Ka nga ata që kanë mbërritur edhe me barela.

Disa ambulanca kanë mbërriture në spital, ndërkohë që pamjet janë të rënda.

Në vend ndodhet edhe Drejtori i Policisë së Fierit i cili ka nxjerrë nga spitali mediat dhe po ashtu edhe Drejtoresha e Arsimit në Fier Yllka Beci. Janë të paktën pesëmbëdhjetë nxënës që kanë paraqitur simptoma dhe janë dërguar në spital.