Sistemi i sigurisë në BKT u ‘thye’ nga hakerat, qytetarëve u klonohen kartat dhe u boshatisen kursimet

Denoncimi: Na vodhën paratë nga llogaritë!

Skandali ngre pyetje mbi sigurinë e sistemit bankar dhe efektivitetin e masave mbrojtëse. duke nxjerrë në pah vulnerabilitetin e infrastrukturës digjitale.Ekspertët paralajmërojnë se sulmet kibernetike mbeten një rrezik i madh për bankat shqiptare.

Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme. Një qytetar denoncon një problem serioz me bankën BKT, ku sipas tij hakerat u kanë marrë shumë qytetarëve lekët nga llogaritë bankare.Ai shprehet se karta bankare është përdorur në Shkup, ndërkohë që familjarët ndodheshin në Tiranë.Qytetari thekson se kjo situatë ngre shqetësime të forta për sigurinë në bankat e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si zero.Bëhet fjalë për kartën e babait të tij, por ai shton se edhe vetë ka llogari në këtë bankë dhe nuk ndihet i sigurt.Sipas tij, banka po vononte zgjidhjen e problemit, shqetësimi problemi kryesor mbetet fakti se në momentin që vidhen lekët, banka nuk ofron asnjë garanci sigurie për klientët.

Sigal

BKT pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera.BKT-së thotë se ky fenomen ka zgjatur vetëm një orë dhe pastaj thyerja e sigurisë është diktuar nga stafi i saj, ndaj sipas Bankës numri i kartave është që janë klonuar është i vogël. Ndërkohë BKT bën të ditur gjithashtu se qytetarët që kanë rënë pre e vjedhjes do të rimbursohen plotësisht.

Përgjatë një kërkimi “Telegraf” evidentoi denoncimin qytetar ku shprehej se : “Sapo më kanë tërhequr 255 euro nga llogaria nëpërmjet një bankomati në Itali pa dijeninë time. Kartën e kam me vete.

Kapitali identifikoi një sërë rastesh ku kartat rezultojnë të jenë të përdorura në shtete të ndryshme.Në një rast, karta e një qytetari rezultonte të ishte përdorur në Bullgari duke bërë blerje për një shumë të konsiderueshme me mijëra euro. Në një tjetër rast, paratë ishin marrë në Itali, e kështu me radhë.

Fakti që arrihet të identifikohen disa raste brenda një kohë të shkurtër tregon se fenomeni mund të jetë më i madh nga sa pranon vetë banka. Gjithsesi përtej përmasave, thyerja e sigurisë në bankën më të madhe të vendit përbën një shqetësim, i cili ngre edhe një herë nevojën për investime masive në sigurinë kibernetike nga sektori bankar, veçanërisht në epokën e dixhitalizimit.

Banka pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera. BKT-së thotë se ky fenomen ka zgjatur vetëm një orë dhe pastaj thyerja e sigurisë është diktuar nga stafi i saj, ndaj sipas Bankës numri i kartave është që janë klonuar është i vogël.

BKT konfirmon vjedhjen e kartave, ekspertët: Rrezik i madh

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ka konfirmuar se disa klientë të saj kanë rënë pre e një skeme mashtrimi, duke humbur fonde nga llogaritë e tyre. Sipas bankës, një numër kartash është klonuar dhe janë kryer tërheqje të paautorizuara. BKT njofton se të gjithë klientët e prekur janë kontaktuar dhe do të rimbursohen plotësisht.

Megjithatë, incidenti ngre pyetje mbi sigurinë e sistemit bankar dhe efektivitetin e masave mbrojtëse. Lajmi u bë publik një ditë më parë, kur qytetarë të shumtë raportuan se paratë e tyre ishin tërhequr nga shtete të tjera të rajonit, duke nxjerrë në pah vulnerabilitetin e infrastrukturës digjitale. Ekspertët paralajmërojnë se sulmet kibernetike mbeten një rrezik i madh për bankat shqiptare. Edhe pse deri tani janë prekur kryesisht të dhënat dhe jo fondet financiare, çdo incident i tillë tregon se sistemi nuk është imun ndaj manipulimeve të sofistikuara. Banka e Shqipërisë ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së shtuar digjitale, por rasti i fundit tregon se masat aktuale mund të jenë të pamjaftueshme.Ky incident shton presionin mbi institucionet financiare për të përmirësuar monitorimin, edukimin e klientëve dhe investimet në sigurinë kibernetike, duke shmangur përsëritjen e humbjeve financiare.