Si u ‘zhdukën’ 951 milion lekë nga Cani e Kodheli për blerje autoblindash, armësh e municionesh

607
Plot 951 milion lekë nba buxheti i shtetit, me procedura antiligjore e pa kontrata parapraka dhe me urdhëra absurdë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Financave, në pak dit, kanë ‘fluturuar’ tek kompani italiane e gjermane për blerje mjetesh të blinduara(lloje të ndryshme), armatim e municion luftarak si dhe trajtim pilotësh. Kjo ngutje, përkatësisht në prag të ndërrimit të viteve, për më tepër, e bbërë nëpërmjet likuidimit me Letër Krediti 25%, kur ligji e lejon vetëm 10%, shënon një tejtër abuzim, përmasat e të cilit mund ti zbuloj vetëm një kontroll i saktë dhe i pa anshëm financiar. Bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme të hollash, me tendera të fshehta e nxitimthi, që justifikonen me situatë emergjente për mjete të blinduara, armë e municione luftarake, ndërkohë që Shqipëria nuk është përbballur me të tilla. Gazeta Telegraf ka siguruar faksimilet e urdhërave e vendimeve të dy ministrive të lartpërmendura që kanë luajtur me paratë e taksapaguesve sikur të ishin paratë e tyre. Po ku dhe cilat janë përmasat e këtij skandali.
PAZARET ME FIRMAT E HUAJA
Shitës të tankeve e logjistikës luftarake ushtrisë shqiptare janë kompanitë Focchi SPA, Itali, Heckler & Koch GMB, Gjermani dhe Iveco SPA-Itali. Referuar këtyre dokumenteve, situata paraqitet si më poshtë: Statistikat e qeverisë tregojnë se më shumë se 1/3 e investimeve të vitit 2014 është realizuar në muajin dhjetor 2014 dhe në këtë muaj janë marrë borxh 300 milion dollar, ose gati gjysma e borxhit vjetor. Kështu, në dhjetor 2014 janë lidhur 40 kontrata, 7 nga këto janë lidhur në datën 31 dhjetor, 2 në datën 26 dhjetor, 7 në datën 23 shjetor dhe 24 kontrata janë lidhur nga data 2-22 dhjetor 2014.
PARAPAGUHEN KONTRATA TË PALIDHURA
Në një shtet normal ky përbën skandal, sepse ngurtësimi i parave jashtë llogarive të shtetit është raportuar si investim i kryer dhe kostoja e financimit rritet, duke rritur artificialisht kërkesën për para në tregun financiar. 
Konkretisht ministria e Mbrojtjes me shkresën numër prot. 9541/1 datë 26 nëntor 2014, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, i drejtohet ministrisë së Financave “Kërkesë për miratim kryerje shpenzimi”, ku pranon, që ministria e Mbrojtjes është në process negocimi me kompanitë Iveco, SPA, Itali, Fiochi SPA, Heckler Koch GMBH, për të blerë mjete të binduara. Blerje municioni dhe armatime për FA. Ministria e Mbrojtjes, në kërkesën që i drejton ministrisë së Financave pranon, që në negocime ( dhe jo në kontrata të nënshkruara, imagjinoni shkleljen flagrante të ligjit), është parashkruar kërkesa përparapagim në masën 10 %, sipas Udhëzimit të ministrit të Financave numër 2 datë 6.2.2014, dhe pjesa tjetër të paguhet me Letër Kredit. 
Së pari, minsitria e Mbrojtjes nuk mund t’i dërgojë kërkesë ministrisë së Financave, që të miratojë kryerjen e shpenzimeve, për kontrata, që ende janë në negocim, sepse nuk dihet fituesi, nuk dihet shuma. 
Së dyti ka në udhëzim të ministrit të Financave datë 6.2.2012, që ndalon në formë të prerë, përdorimi i formës së ngurtëzimit në llogari të klientit të të gjithë kontratave. Dhe nuk mund të paguhet paradhënie nëse kontrata nuk është lidhur. 
Së treti, nuk mund të paguhet gjithë shuma totale me letër kredit, përveçse me përjashtime.
Për kontrata të rëndësisë së veçantë dhe me miratim paraprak të Ministrit të Financave mund të paguhen paradhënie deri në 10% të shumës së kontraktuar. Ndërsa në arësyetimin e ministrisë së Mbrojtjes, në këtë kërkesë, asgjë nga ato nuk janë kontrata të një rëndësie të veçantë, pra nuk mund të kërkohet miratim të kryerjes së shpenzimeve.
SHKELJA. PAGESË ME LETËRKRETIT 25%
Udhëzimi numër 2 datë 06.02.2012 i ministrit të Financave “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, i ndryshuar, pika 147, citohet: “ Ndalohet përdorimi i formës së ngurtësimit në llogari të klientit për të gjitha kontratat (investime, shërbime). Në lidhjen e kontratave për investime nuk lejohet të parashikohet dhënia e fondeve buxhetore në formën e paradhënies, përveç rasteve kur parashikohet në kontratë me referencë të specifikuar të katit ligjor/nënligjor. Në këto raste paradhënia mund të jetë deri në 10 %, por jo më shumë se kufiri i garancisë së kontratës. Përjashtim nga ky rregull mund të bëhen vetëm për kontrata të rëndësisë së veçantë ( për investime dhe shërbime) dhe vetëm me miratim paraprak të ministrit të Financave . Kushti i kontratës i lidhur në kundërshtim me këtë parashikim, është i pavleshëm dhe nuk ekzekutohet.”. Shuma që kërkon ministria e Mbrojtjes të paguhen me letër kredit, kontratat që janë në negocim, por që ende nuk janë nënshkruar janë Fioçhi SPA Itali 2, 82 milionë euro, Heckler Koch GMBH Gjermani 1,5 milionë euro, Iveco SPA Itali 1,42 milionë euro. Vetë ministria e Mbrojtjes kërkon që të justifikohet, duke i cilësuar këto kontrata që negocion, por që nuk i ka nënshkruar, që janë të …klasifikuara, dhe janë të një rëndësie të veçatë për FA, në kuadër të pajisjes me mjete dhe materiale, thua se FA janë në luftë dhe kanë mbetur …pa predha dhe municion. 
CANI, OK SHKELJES SË LIGJIT. URDHËRON PAGESAT
Minsitri Cani është kaq bujar e hovardarë me miliona euro, sa symbyllur e miraton këtë kërkesë, duke shkruar: “Mund të filloni procedurat për firmosjen e kontratave, ku si instrument pagesës është 
Ministri Cani nuk ka në dorë asnjë kontratë të nënshkruar nga palët, dmth, nga ministria e Mbrojtjes dhe palët e kontraktuara, që të urdhërojë miratimin e pagesës. Pastaj, ministri Cani, ku e gjeti të drejtën ligjore, që të urdhërojë Thesarin e Shtetit që të bëjë pagesën për kontratat që janë në negocim, pa përcaktuar shumën përkatëse, pa vënë një kufi, deri në 10 %, për pagesë me letër kredit? Kaq lehtë beson ministry Cani , që ca autoblinda, makina dhe predha, janë të një rëndësie të veçantë, që të kërkojnë pagesë me parapagim dhe 100 % të vlerës së kontratës?
Skandali 2. Edhe trajnimi i pilotëve bëhet me parapagim e Letër Kredi
Përveç çudisë dhe habisë, që të bën të dyshosh, ose në rastin më të mirë, të ngrsh pikëpyetje se si ka mundësi që ministria e Mbrojtjes brenda disa ditëve paska kaq urgjenca që të lidhë kontrata të rëndësisë së veçantë, sa të kërkojë për çdo kontratë, kryerje shpenzimi me Letër Kredi, sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Mbrojtjes i kërkon ministrit të Financave me shkresën numër protokolli 9040/1 datë 11 nëntor 2014 që t’i miratojë pagimin me letërkredit shpenzimeve të shumës 256,350 euro për trajnimin e pilotëve të FA për të përmbushur detyrimet kontrakktuale me shoqërinë britanike në helikopterët e rinj Cougar. Dhe si havardar me lekët e shtetit ministri Cani në datën 26 nëntor urdhëron degën e Thesarit në Tiranë, që të bëjë me letër Kredit pagesat në monedhë të huaj në formën e ngurtësimit në llogari (LC). 
Skandali 3. Ministria e Mbrojtjes 2 ditë më vonë, parapagim për armatim me karta kreditui
Nëse do t’u besojmë shkresave dhe kërkesave të ministrisë së Mbrojtes, që i dërgon ministrisë së Financave, për miratim kryerje shpenzime për blerje armatimi, për çdo kontratë që është në…negociom thua se Shqipëria jo vetëm që është në luftë, por po harxhon kaq shumë armatim ushtarak, sa e detyroi ministrinë e Mbrojtjes, që pas 2 ditëve, pasi më 18 nëntor, i dërgoi shkresën e parë ministrit të Financave për kërkesën për parapagim kontrate për blerje armatimi, i ridërgon një shkresë tjetër po për kontratë që është në negocim, për blerje armatimi të një rëndësie të veçatë ( e cilëson, që të justifikojë parapagimin me Letër Kredi) të një shume 615, 500 euro, ku kësaj here i dërgon bashkangjitur draftin e kontratës për blerjen e armatimeve me kompaninë italiane. Pyetja që lind edhe pas kësaj kërkese: Përse ka ngutje për të miratuar parapagesën për një draft kontrate, e cilia nuk është ende kontratë? Përse përcaktohet deri në cent e qindaraka e shumës që do pagueht, derisa ministria e Mbrojtjes pranon që është negocim? Përse minsitria e Mbrojtjes në draftkontratë përcakton edhe kompaninë që do blejë armatim? Nuk ka konkurencë? Nuk ka tender? A ka parapëlqim të kompanisë ku do të blihen armët? Përse nuk janë shkruar cilat janë armët që do të blihen,dhe përse nuk cilësohet edhe pse janë të një rëndësie të veçantë, që kërkohet të parapaguhen me letër kredit e gjithë shuma e blerjes të këtyre armatimeve? Për këto pyetje nukka përgjigje as ministry Cani derisa urdhëron ën datën 24 nëntor 2014 degën e Thesarit që të bëjë pagesën sipas kërkesës së ministrisë së Mbrojtjes, thua se ministry Cani është arka e ministres së Mbrojtjes, apo është babai i saj, që plotëson çdo tekë të fëmijës. 
Sepse, nuk janë të vetmet këto kërkesa dhe pagesa me parapagim e me letër kredi. Ministria e Mbrojtjes në shkresën e nisur në datën 14 nëntor nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, me numër protokolli, 8566/7 i kërkon ministrit Cani të paguhet me letër kredit shuma prej 889.600 dollarë amerikanë për kontratën e lidhur me ministrinë e Mbrojtjes me kompaninë amerikane për blerje armatimi. Këtu ministria e Mbrojtjes e quant ë tepërt që të cilësojë se kjo kontratë është e një rëndësie të veçantë, sikurse e kërkon ligji, por thjesht e cilëson, “ për modernizimin e FA)!!! Dhe ministry Cani, në 23 nëntor, lëshon urdhërin për pagesë me Letër Kredit të të gjithë shumës së kontratës për blerje armatimi. 
BASHKËPUNIM I KUNDRALIGJSHËM MES DY INSTITUCIONEVE 
Në këto raste paradhënia mund të jetë deri në 10 %, por jo më shumë se kufiri i garancisë së kontratës. Përjashtim nga ky rregull (sipas urdhërit të ministrit të Financave datë 6.2.2012, që ndalon në formë të prerë, përdorimi i formës së ngurtëzimit në llogari të klientit të të gjithë kontratave), mund të bëhen vetëm për kontrata të rëndësisë së veçantë (për investime dhe shërbime) dhe vetëm me miratim paraprak të ministrit të Financave . Kushti i kontratës i lidhur në kundërshtim me këtë parashikim, është i pavleshëm dhe nuk ekzekutohet.”. Ndaj të gjitha pagesat, që ka urdhëruar ministri Cani për pagimin e kontratave, që janë në negocim nga Ministria e Mbrojtjes, janë në kundërshtim me ligjin, janë të pavleshme dhe nuk mund të ekzekutohen. Pyetja më e rëndësishme, që lë të dyshosh në këto urdhëresa të ministrit Cani, për pagesa me letër kredit të 100 % të vlerave të kontratave në negocim është: Në të vërtetë, kur janë lidhr këto kontrata? Në fund të vitit 2014, apo në fillim vitin e 2015? Sepse, nëse kontratat e negociuara në fundnëntorin e 2014, janë lidhur realisht në 2015, kjo përbën një tjetër përmasë të skandalit. Ndaj, ministri Cani duhet të përgjigjet pyetjeve dhe dyshimeve për të gjitha urdhëresat që ka firmosur për parapagim me letër kredit të kontratave që ende nuk janë lidhur, për miliona euro. Buxheti i shtetit nuk mund të parapaguajë kontrata që nuk kanë përfunduar, nuk janë dorrëzuar blerjet, ndërkohë që shteti nuk u ka paguar miliona euro bizneseve, që kanë vite që kanë kryer punë. 
Specialistët e Ministrisë së Mbrojtjes: Është një nga skandalet e fundit. Duhet kontroll me themel!
Një ngutje, një emergjencë në fund viti e në pak dit, lëvrohen miliona për logjistikë ushtarake nëpërmjet pagesës me Letër Krediti, gjë që sipas ligjeve shqipatre, mund të bëhet vetëm në situatë lufte. Edhe nëse ishte kështu(larg qoftë!), shkeljet flagrante të ligjit, që nga pagesa e plotë me Letër Krediti (Kur ligji lejon vetëm 10%), veprimet në sinkron mes Ministrisë së Financave e Ministrisë së Mbrojtjes në pak orë (kur njerëzimi feston ndërrimin e viteve), çeqe milionëshe pa asnjë kontratë apo akt ligjor midis blerësve shqiptarë e shitësve(firmave)të huaja, tregojnë se për shumëçka mund të jenë bërë këto zbrazje milionash nga arka e shtetit, vetëm për gatishmërinë apo situatën emergjente jo. Të flasim më konkretisht dhe thjeshtë. Më 26 nëntor 2014, digasteri i Kodhelit i kërkon atij të Canit 5.722.483 Euro për të blerë mjete të blinduar në Itali e Gjermani. Po ç’ndodh! Pas më pak se 4 ditësh firmos çekun! Firmosen dhe dy tre shkeresa të tjera të ndërsjellta mes dy institucioneve, shpejt e shpejt, dhe paratë ‘fluturojnë’ tek shitësit jashtë Shqipërisë. Shqipëria nuk ka qenë në situatë lufte, nuk ka pasur gjëndje të jashtzakonëshme që duheshin mjetet e blinduara, nuk duheshin tanke e helikopterë për të përballuar ‘armikun’ në vijën e parë të frontit nga ushtria! Po kjo nuk i ka penguar zyrtarët e lartë të nxitonin të hidhnin firma, të nxitonin e të likuidonin miliona në kundërshtim me ligjin. Pra, nisur dhe nga dokumentet që ‘Telegrafi’ po publikon, zyrtarët e lartë të shtetit tonë, në këët rast dalin ‘zbuluar’. Që janë sheklur ligjet me dy ‘këmbët’, kjo duket sheshit. Të jetë bërë nga padia!? Dhe kjo nuk mund të besohet. Të ketë në këtë mes interesa mateliale nga persona apo një grup njerëzish me pushtet, nuk mund të akuzohet. Por dyshimi është i pa evitueshëm. Po ç’farë thonë në Ministrinë e Mbrojtjes për këtë rast! ‘…Për rastin që interesoheni ju, ligjet janë shkelur me dy këmbët. Përflitet për interesa të eprorëve tanë në këët rast, ashtu si dhe në shumë raste të tjera blerjesh që bëhen, por duhet një kontroll me themel. Ne, vihemi gjithmonë para afktit ët kryer në të gjitha rastet, kur me ligj, duhet të ejmi pjesë e proceseve të blerjeve të kësaj natyre. Ligjin tek ky institucion e bëjnë një grup njerëzish, të afërt apo me lidhje të ndryshme me titullarët. Ju thoni që janë bërë pagesa me Letër Kredite në kundërshtim em rregullin. Por kjo është më e pakta. Shikoni e verifikoni dhe paisjet që blihen, cilësinë dhe pajisjen me aksesorë. Shikoni dhe helikopterët që jaën blerë, deri tek motorët e tyre. Janë grumbulluar në këto pika kyçe militantë, njerëz të afërt të titullarëve, e bëjnë si duan, duke mos pyetur për ligjin. E thash më lart që po bëhet kërdia. Duhet një kontroll me themel këtu’-pohon për ‘Telegraf’ një nga specialistët e njohur në Ministrinë e Mbrojtjes, që për shkaqe që dihen, nuk identifikohet.
Shënim: Në numrat e ardhshëm, gazeta ‘Telegraf’ do të publikoj dokumente e afkte të reja lidhur me shkeljet ligjore në këët institucion, duke qenë e hapur dhe për publikimin e mendimit të parëve të interesuara.
Sigal