Si ranë në “rrjetë”? Dosja e përgjimeve për testet COVID: Ik se trref gruja, u bo sallatë, bisha du leje…

353
Sigal

Një media publikoi përgjime të tjera nga dosja e grupit të falsifikatorëve që bënin teste anti-COVID për të udhëtuar jashtë vendit kundrejt pagesës 35-40, ndërsa prokuroria kërkoi ndalimin e 15 personave. Organizatori është Ronald Karrica, që si bazë përdorte një fotokopje te zona e “Oxhakut”. Të përfshirë janë edhe mjekë të QSUT-së, sekserë dhe agjenci udhëtimesh.

Pjesë nga përgjimet që zbulon rrjetin e falsifikatorëve

Biseda mes Ronald Karricës dhe Thoma Thomagjinit

28/05/2021, 10:39 am – Thoma Thomagjini: Ma sill pak

28/05/2021, 10:39 am – Rmedia: Ok

28/05/2021, 10:39 am – Rmedia: Po pij kafe

31/05/2021, 12:02 am – Thoma Thomagjini: A e bone xhiron

31/05/2021, 12:02 am – Thoma Thomagjini: Ty mduket se tka perzon gruja ka shpia

31/05/2021, 12:03 am – Thoma Thomagjini: Mos me u fut para ores 12

31/05/2021, 12:15 am – Rmedia: Haahahsjs

31/05/2021, 12:15 am – Thoma Thomagjini: E mer fuks

31/05/2021, 12:15 am – Thoma Thomagjini: Ik se trref gruja

31/05/2021, 12:15 am – Thoma Thomagjini: Shpaj

31/05/2021, 12:15 am – Thoma Thomagjini: Ska vajt ora 12

Biseda me Eni Travelin

03/06/2021, 3:25 pm – Rmedia: Me 800 të reja copa. 10 copë gjithsej

03/06/2021, 8:03 pm – Eni Travel: Jan hap 7 lab ktu na mbyten duke ul cmimet u bo sallate

Biseda me Xhulio Senko Gjaçin

15/04/2021, 8:43 pm – Xhulio Senko Gjaçi: Bisha do ma besh nji leje mu

15/04/2021, 8:43 pm – Xhulio Senko Gjaçi: Dhe nji per gersin

15/04/2021, 8:43 pm – Xhulio Senko Gjaçi: Taksirat

15/04/2021, 8:43 pm – Xhulio Senko Gjaçi: Te kam ra shum her ne qaf e di

Në dosjen e prokurorisë sqarohet se gjithçka ka nisur nga denoncimi i administratorit të një shoqërie private të laboratorëve që kryente teste për COVID-19, i cili kishte të dhëna që falsifikohen nga persona të paidentifikuar fletë të analizave të testit të Covid-19 me logon e laboratorit të tij duke vendosur barkode dhe të dhëna të rreme.

Gjithashtu në Prokurorinë e Tiranës janë referuar nga Komisarati i Policisë Rinas edhe disa raste të tjera me teste covidi të falsifikuara nga persona që kanë tentuar të udhëtojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit në vendet e BE.

Personat për të cilët u kërkua nga prokuroria që të ndalohen si të përfshirë;

1- Klodian Muharremi

2-Eltjon Kola

3- Klodjan Krasniqi

4- Blerim Cibaku

5-Erlind Prenga

6-Marinela Kalaja, mjeke

7-Artur Dani

8-Alfred Cani

9-Igli Çela inxhinier

10-Mario Bicja

11- Xhuliano Senko

12- Ervin Hoxha,

13-Tauland Kamberi

14-Eraldo Kalemaj

15-Ermir Koçi

/abcnews